Raketat iraniane godasin spitalin në jug të Izraelit! Shpërthime dhe në Tel Aviv dhe Jeruzalem

Konflikti Izrael – Iran tashmë ka hyrë në ditën e shtatë.‏

Raketat iraniane kanë goditur spitalin Soroka në qytetin jugor izraelit të Beershebas mëngjesin e sotëm.

Besohet se spitali është goditur drejpërdrejt.

Një zëdhënës deklaroi se spitali ka pësuar “dëme të konsiderueshme”. Qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë larg zonës për shkak të shqetësimeve mbi “rrjedhje të materialeve të rrezikshme”.

Një zyrtar ushtarak izraelit thotë se tre vende të tjera në zona civile janë goditur gjithashtu në sulmin e fundit të Iranit.

Shpërthime janë dëgjuar edhe në Tel Aviv dhe Jeruzalem.

Sipas gazetarëve të AFP-së, shpërthimet e dëgjuara në Jeruzalem rreth orës 07:10 me orën lokale ishin më të fuqishmet që nga fillimi i konfliktit me Iranin, një javë më parë./syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne