Rama i jep Sorosit mandatin e shqiptarëve, pjesë e fotos së samitit, kryeministri refuzon pyetjen e Ambrozia Metës

I akuzuar nga shumë liderë botëror, për ndërhyrje të paligjshme në vendet me demokraci të brishtë, Xhorxh Soros nuk e fsheh këtë angazhim në Shqipëri dhe disa vende të Ballkanit. Pas përfshirjes në delegacionin e Shqipërisë në Samitin për Ukrainën, sot Aleksandër Soros u bë pjesë e fotos familjare të liderëve të Rajonit me zyrtarët e BE. Për këtë status ekzekutiv të dhënë Aleks Soros, kryeministri EdI Rama refuzoi të jap një sqarim, ndaj pyetjes së drejtuar nga gazetarja e Syri Tv Ambrozia Meta.

Ndërsa në Samitin e Sigurisë për Mbështetjen e Ukrainës, ishte Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç që mori rolin e protagonistit, në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor personazhi kryesor ishte Aleksandër Soros, djali i multimiliardiert Xhorxh Soros.

Edhe pse janë të shumtë liderët botëror që kanë denoncuar rolin e Soros, në ndërhyrjet në vendet me demokraci të brishtë, në vendet e Ballkanit, Aleksandër Soros as nuk përpiqet që ta fsheh këtë rol. Aleksandër Soros ishte pjemarrës kryesor në këtë Samit, ku normalisht duhet të ishin vetëm liderët e vendeve të Ballkanit si dhe zyrtarët e Bashkimit Europian.

Por kryeministri Edi Rama, I kishte rezervuar djalit të Multimiliardierit Xhorxh Soros, një vend të posaçëm, e madje edhe në foton familjare të këtij samiti, duke mos fshehur në këtë mënyrë, rolin e tij. Gazetarja Ambrozia Meta ka pyetur edhe kryeministrin Edi Rama në konferencën me eurokomisionerin Oliver Varhely, por në vend të përgjigjes kryeministri zgjodhi ironinë.

Por ndërsa kryeministri refuzon pyetjen e gazetarëve, janë qytetarët ata që duhet të sqarohen nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria shqiptare, që i dha Aleksandër Soros pozicionin e një të zgjedhuri nga populli shqiptar.

Në Samitin për ukrainën, Aleksandër Soros ishte pjesë e delegacionit shqiptar. Kurse në Samitin e dytë, ai ishte pjesë e fotos familjare. Familja Soros vazhdon të diktojë politikat që zbatohen në Shqipëri, duke goditur dhe dobësuar opozitën dhe demokracinë në përgjithësi./syritv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne