‘Rama ik’/ Tensionohet situata në Kapshticë, emigrantët bllokojnë kamionët e mallrave

Prej tre ditësh një grup emigrantësh janë bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, në pritje për të hyrë në territorin shqiptare.

Rreth 60 emigrantë, mes tyre fëmijë, gra dhe të moshuar ndodhen në tokën neutrale dhe nuk lejohet të hyjnë në territorin shqiptar.

Mes policisë kufitare dhe emigrantëve të bllokuar ka pasur edhe përplasje, pasi këta të fundit kanë bllokuar rrugën për kalimin e kamionëve me mallra.

Situata bëhet edhe më e vështirë, pasi rezervat ushqimore i kanë mbaruar, ndërsa sot një polic grek iu ka treguar një çezmë ku mund të mbushin ujë.

Ndërkohë ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e autoriteteve shqiptare.

Nga komunikimet me policinë kufitare është konfirmuar se mund të kalojnë vetëm personat që kanë një vërtetim nga ana e konsullatës shqiptare në Greqi, që mund të jetë për arsye shëndetësore apo për arsye studimesh.

Indinjatën e tyre emigrantët e kanë shprehur duke thirrur ‘Rama ik’, ndërsa mësohet se tre prej tyre jane shoqëruar në polici. /OraNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne