Me vetëm 6 muaj që na ndajnë nga data e zgjedhjeve, që pritet të caktohet nga presidenti i Republikës, kryeministri Edi Rama, po bën të gjitha përpjekje për të joshur pensionistët, për të cilët në buxhetin e këtij viti nuk planifikoi rritje pensionesh.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama ka dyfishuar përpjekjet e tij për të parandaluar ikjen e votave të pensionistëve, vijon ti mëshojë premtimit për dy bonsue vitin e ardhshëm një në dimër dhe një në pranverë.
“51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit. Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë dhe si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër”, ka shkruar ai./Pamfleti