Rama për detin: Meta ja fut kot! S’ka marrëveshje me Greqinë pa miratimin e Presidentit

Edi Rama deklaroi nga Vlora se nuk mund të ketë marrëveshje me Greqinë për detin pa miratimin e Presidentit Ilir Meta.

Sipas kryeministrit, është Presidenti ai që firmos marrëveshjen dhe e dërgon atë në Gjykatën Kushtetuese.

“Jam i bindur që Presidenti e di shumë mirë që ja fut kot se po të kishte marrëveshje do kalonte nga ai. S’mund të ketë marrëveshje pa miratimin e Presidentit. E përsëris për ata që duan të dëgjojnë, jo për ata që bëjnë politikë me kap ca të kapësh, që s’ka asnjë marrëveshje Negociatat u ndërprenë pa një përfundim që kur në Greqi u ndryshua qeveria. Me qeverinë e re s’kemi asnjë nisje negociatash.” – shprehet Rama.

Lojtës Videosh

“Deklarata e kryeministrit grek për shtrirje me 12 milje s’ka të bëjë me Shqipërinë Një shtrirje e tillë nuk është e mundur me Shqipërinë. Kjo deklaratë është kthyer në mundësi të atyre që peshkojnë ç’të munden, është kthyer në qesharake. Si të bëhet një marrëveshje kur s’ka firma, vula, ajo shkon nga qeveria te presidenti, ai ka thënë do e çoj në Kushtetuese”, është shprehur Rama ndër të tjera./Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne