Tensionohet situata, naftëtarët përplasen me policinë në Ballsh: Duam lekët!

Tension dhe përplasje përpara Rafinerisë së Naftës në Ballsh.

Qindra punëtorë dhe familjet e tyre kanë dalë në protestë pasi kërkojnë rrogat e prapambetura.

Me mbërritjen në ambientet e uzinës së administratorëve, situata është përkeqësuar dhe kanë nisur shtyrjet dhe përplasjet fizike mes punonjësve dhe administratorëve.

“Duam lekët, lidhni kontratë me ne, na jepni lekët”,-ka thënë njëri prej tyre.

Përfaqësuesja e firmës iu është drejtuar se nuk do të ketë pagesë nëse nuk ka kontratë mes firmës dhe punonjësve.

Situata është rënduar dhe më tej pasi naftëtarët kanë thyer kordonin policor dhe kanë hyrë në oborrin e uzinës.

Me megafonë në duar, ata kanë shtyrë policët dhe kërkojnë që firma t’ju japë zgjidhje.

Kjo nuk është hera e parë që naftëtarët e Ballshit bojkotojnë punën për të marrë pagat.

Prej vitesh, në këtë rafineri përsëritet e njëjta situata. Me bllokimin që ndodhi nga pandemia e COVID-19, naftëtarët thonë se situata është edhe më e rëndë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne