“Turqia në Mesdheun Lindor ndjek të drejtat e saj, jo tensionin”

Turqia po ndjek të drejtat dhe interesat e saj në Mesdheun Lindor, duke mos kërkuar tension, tha sot ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

“Ne nuk po kërkojmë tension ose ngacmim. Ne qartë dhe në mënyrë eksplicite i ndjekim të drejtat dhe interesat tona me besim, njohuri, logjikë, shkencë dhe ligj. Askush nuk mund ta parandalojë këtë”, theksoi Akar.

Vërejtjet e tij erdhën gjatë një vizite për inspektime në qendrën e operacioneve ajrore në provincën qendrore Eskişehir.

Në lidhje me vendimin e fundit të SHBA-së për të hequr pjesërisht embargon e armëve ndaj administratës së Qipros Greke, Akar tha se kjo do të shkaktojë “konflikt dhe bllokim” dhe jo “paqe dhe zgjidhje”.

Të martën, SHBA njoftoi se ka hequr pjesërisht embargon mbi Qipron Greke.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo informoi kreun e administratës së Qipros Greke Nicos Anastasiades se SHBA ka hequr pjesërisht embargon e saj të armëve për Qipron Greke, si dhe kanë diskutuar “thellimin” e marrëdhënieve të sigurisë.

Njoftimi i SHBA-së vjen mes tensioneve të theksuara në rajon midis Turqisë dhe disa kombeve në Mesdheun Lindor.

Në muajin korrik, pasi Athina kundërshtoi studimin sizmik të bërë nga Ankaraja zyrtare në një zonë në jug të ishullit Meis, ose Kastellorizo, përpjekjet diplomatike gjermane ndihmuan në zbutjen e tensionit midis Turqisë dhe Greqisë.

Mirëpo, tension midis dy fqinjëve ka ringjallur veprimi i diskutueshëm i Greqisë për të nënshkruar një marrëveshje të diskutueshme për caktimin e kufijve detar me Egjiptin, për të cilën Turqia thotë se shkel shelfin e saj kontinental dhe të drejtat detare, duke akuzuar Athinën për ndjekjen e politikave maksimaliste në Mesdheun Lindor.

Greqia është përpjekur të kufizojë në mënyrë të paligjshme territorin detar të Turqisë, duke u përpjekur ta fusë atë në brigjet e saj bazuar në ishujt e vegjël grekë pranë bregdetit turk.

Turqia është argumentuar se palët duhet të ulen për dialog për të arritur një zgjidhje fituese për të dyja palët të bazuar në ndarjen e drejtë.

Greqia së fundmi ka kryer stërvitje ushtarake, përfshirë edhe me Francën, që synojnë të ndalojnë Turqinë në synimin e saj për të kërkuar energji, si dhe ka armatosur në mënyrë të paligjshme ishujt në Egje, duke shkelur traktatet e paqes./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne