Rama pret në Kryeministri homologun portugez, diskutime mbi projektet digjitale dhe Inteligjencën Artificiale

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij, homologun portugez António Costa. Rama shkruan se me Costa-n kanë diksutuar edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona.

Kreu i qeverisë shtoi se është diskutuar dhe për programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali

“Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali”, shkruan Rama./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne