Ushtria izraelite kryen sulm artilerik ndaj Sirisë

Ushtria izraelite ka dhënë kundërpërgjigje me goditje artilerike ndaj sulmit me raketa të kryer nga Siria. Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se në orët e para të mëngjesit nga territori i Sirisë u lëshua një raketë në drejtim të Izraelit.

Bëhet e ditur se ndaj sulmit u dha kundërpërgjigje duke vënë në shënjestër me goditje artilerike pikën nga ku u lëshua raketa.

Më tej thuhet se gjatë natës një raketë anti-tank u lëshua nga territori libanez drejt Izraelit dhe se raketa ka rënë në një zonë të hapur.

“Nga sulmi nuk ka të plagosur dhe se në kundërpërgjigje të kësaj u shënjestruan me goditje artilerike disa objektiva në territorin e Libanit”, thuhet në deklaratë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne