Rama shpërfill opozitën në parlament, kufjet në vesh kur flet Edmond Spaho

Ndërsa Edmond Spaho fliste për familjet që kanë humbur ndihmën ekonomike për shkak të skemës së re që vuri në zbatim qeveria, Edi Rama mbante kufjet në vesh.

Këtë shpërfillje, opozita nuk e ka pranuar dhe deputetët e PD kërkuan që ai t’i hiqte kufjet, në respekt të mocionit për debat.

Ndërsa Rama bënte indiferentin përballë ankesave të opozitës, në ndihmë i erdhi Gramoz Ruçi që i thirri deputetëve të opozitës.

“Mbase i mban kufjet t’u dëgjojë më mirë. Ai u respekton, yve nuk duani!” ishin fjalët e Ruçit, që nuk guxoi t’i prishte qetësinë Edi Ramës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne