Rama sqaron Bashën: Pse kërkova që vettingun ta votojmë në kuvendin e ri?!

Kryetari i Parisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar sot se kryeministri Rama ka bërë “kompromis” për vettingun, dhe kërkon që ai të shtyhet për tu votuar në parlamentin e ri.

Por ndaj këtyre deklaratave ka reaguar kryeministri Rama duke sqaruar Bashën se cila ishte ideja e tij për atë që kreu i opozitës e quan kompromis.

“Lulëzimi, paska dëgjuar sikur unë paskam ofruar sot në Kuvend kompromis për të shtyrë Vetingun! Në fakt e kundërta është e vërtetë. Unë sot kam thënë që Vetingu për mua është kusht për çdo kompromis të mundshëm, për hyrjen jashtë afateve në zgjedhje të PD-së. Dhe kam shtuar se vetëm nëse të tjerët – nënkupto miqtë e partnerët tanë që e kanë Vetingun kusht për negocimin për anëtarësimin e Shqlpërisë në BE – do të kërkonin fleksibilitet në emër të përfshirjes së PD në zgjedhje, atëherë e vetmja mundësi mund të ishte nëse PD do të pranonte ta votonte Vetingun, në seancën e parë të parlamentit të ri.

Sidoqoftë s’ka asnjë problem! Ne do të vazhdojmë me bukë dhe Çadra e Frikës nga Drejtësia le të vazhdojë me gurë. Durimi ynë do të soset vetëm kur të soset kufiri i fundëm i mundësisë për të hyrë të gjithë në zgjedhje. Domethënë deri ditën dhe orën e paraqitjes së emrave të skuadrave, për betejën e 18 qershorit.

Pastaj me Lulëzimin pa Lulëzimin, do ta bëjmë me mandatin e ri të popullit sovran, Vetingun dhe krejt rrugën e zbatimit të Reformës në Drejtësi. E nëse Lulëzimi dhe Çadra e Frikës nga drejtësia, mund ta vonojnë plotësimin e komisioneve të Vetingut dhe nisjen e punës së tyre, duke mos u paraqitur në punë deri në ditën e fundit të këtij kuvendi, dita e parë e Kuvendit të Ri do të shënojë edhe fundin e kësaj pengmarrjeje të turpshme të drejtësisë!” ka shkruar kryeministri Rama./ dritare.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne