Rama sulmon në krah të Melonit: Balta që hodhi Rai 3 është e turpshme! Në Shqipëri s’ka mafia si Camorra as Cosa Nostra

Pasi inspektuan punimet në Gjadër aty ku vijon ngritja e kampit pritës Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama shkuan në Shëngjin ku po mbahet konferenca. “Duke cituar kreun e SPAK nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjajnë organizata mafioze të llojit Cosa Nostra, Camorra. Sepse grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre. Nuk mund të mos shpreh trishtim për gjysmë të vërtetat e thena për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive në luftën kundër emigrantëve. Duhet të kenë turp që të drejtën demokratike e shndërruan ën një abuzim të pushtetit të katërt në kurriz të shqiptarëve e italianëve.

Shpreh trishtim për gjysmë të vërtetash që janë thënë në mediat italiane mbi Shqipërinë. Me qëllimin fare të qartë për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive. Duhet të kenë turp, të gjithë ata që të drejtën demokratikë të kësaj marrëveshje e kanë shndërruar në abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të Shqiptareve dhe popullit italian. Falënderoj të gjithë ata që kanë treguar solidaritetin ndaj nesh. Kam marrë mesazhe nga miqtë në Itali, kundrejt atij lumi balti ndaj vendit tonë, qeverisë tonë që mund të ketë cdo mëkat, por kurrë nuk ka pasur  mëkat mbi krimin.

Diku disa qindra metra nga këto në një hotel të madh jeton me shpenzimet tona jeton një komunitet afganësh. Janë 350 njerëz që i janë larguar vdekjes. Për gjithë Evropën jemi krenarë që mund të japim ndihmën tonë jo si Evropianë brenda BE, por si evropianë me BE”, tha Rama. Delegacioni i kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe delegacioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndodhen në Shëngjin ku po inspektojnë qendrën e pritjes së emigrantëve financuar me paratë e qeverisë italiane.  Meloni shoqërohet edhe nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci.

Kryeministrja e Italisë mbërriti në aeroportin Nënë Tereza  (ora 11:24) dhe nga aty u nis me helikopter drejt Gjadrit, ndërkohë kryeministri Edi Rama mbërriti me makinë.  Më pas do të shkojnë në Shëngjin për të inspektuar qendrën pritëse të emigrantëve  që shpëtohen në det Punimet për qendrën pritëse në Shëngjin përfunduan një ditë para vizitës së Melonit. Në zonën e Gjadrit në Lezhë,janw pwrfunduar gati 30% e punimeve tw kampit të pritjes së emigrantëve, që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit.

Masat për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit kanë nisur prej të hënës (3 qershor), pasi në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur tashmë oficerë të policisë italiane. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit të emigrantëve do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë që do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e refugjatëve, ndërsa Gjadri do të jetë kampi për vendqëndrimin e tyre në pritje të përgjigjeve për kërkesat e azilit. Qendra pritëse do të ketë një kapacitet 3 mijë vende, ndërsa në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do t’i largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

Protokolli mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët është çuar përpara mes shumë debateve dhe kontestime nga politika dhe opozitat e të dyja qeverive. Në vendin tonë, opozita e ka cilësuar si anti-kushtetuese me pretendimin se cenon integritetin territorial të vendit, ndërsa në vendin fqinj është folur për shifra të fryra që do të rëndojnë në buxhet,  pa zgjidhur problemin real të emigrantëve të paligjshëm. /tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne