“Rama të lëshon e s’të mbron”- Kryeministri i drejtohet socialistëve: S’do përdorim flamurin e PS për të fshirë bajgat e korrupsionit! Drejtësia të ndëshkojë çdo lloj këlyshi

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk është përgjegjës për veprimet që sipas tij janë individuale, të zyrtarëve të PS-së të përfshirë në korrupsion.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, kur tha se s’do ta përdorin kurrë flamurin e PS për të fshirë “bajgat” e korrupsionit të askujt.

Ai tha se ata që ai i ka besuar një post dhe që janë përfshirë në korrupsion, jo thjeshtë kanë tradhëtuar besimin e tij, por edhe flamurin shqiptar.

“Analistë me sy të skuqur apo laps të mbrehtë, ekspertë ligjorë me zërin në xhep apo pijanecë me atdheun në gotë, apo edhe avokatë të deklaruar apo të padeklaruar të një të arrestuari në flagrancë për blerje votash, që i kanë marrë edhe faqen e tij në Facebook dhe shkruajnë se ai ndihet sit hoi i një luani. Çështë e vërteta, këta shqipfolësit me të cilët ne ndajmë gjuhën dhe vendin, janë në të drejtën e tyre.

Grekët po se po, po këta që të abuzojnë në lirinë e shprehjes sa të kenë fuqi, siç kanë bërë përditë e përnatë për sa kohë që ne jemi në qeveri, ndërkohë që kush nuk është në të drejtën e vetë, ta mendojë luftën me drejtësinë si zgjatjen e atij bishti të ndyrë të kontrollit mbi drejtësinë. Qysh nga minuta e parë e jetës, sepse shumica qeverisëse nën udhëheqjen time, kjo është kryebeteja e PS-së për Shqipërinë europiane.

Shqipëria europiane për mua është ëndrra më e madhe me sy hapur, që më zgjon në mëngjes më herët nga të gjithë ju, më mban në këmbë më gjatë nga të gjithë ju dhe më bën të fle më vonë nga të gjithë ju. Këtë vend o e bën fuqia e PS-së, o nuk e bën asnjë forcë tjetër e organizuar në këtë vend dhe çdo individ që Shqipërinë e sheh si jorgan për t’u djegur kur e pickon pleshti.

Po të mos e besoja këtë që ky vend bëhet dhe po të mos e shikoja ëndrrën e Shqipërisë europiane, as do të kisha hyrë në politikë me ftesë të liderit historic të PS-së. As do tentoja fare të zija vendin e tij, as do ta përballoja dot baltën e zezë të gojëve të palara mbi të vdekurit e të gjallët e familjes sime. Ata që ma vënë mikrofonin përpara dhe më pyesin për përgjegjësi individuale për bashkëpunëtorët e mi, nuk kanë faj. Ju dhe të gjithë socialistët që janë shumë pak që qarkullojnë atë fjalën e neveritshme, që Rama të lëshon dhe s’të mbron.

Unë kam një përgjegjësi të madhe morale dhe nuk është as të skuqem e të kërkoj ndjesë, apo të smbrapsem, sepse dikujt që i jam një detyrë, e mbështes pa kushte, atij i merr mendjen pushteti e paraja dhe tradhëton jo thjeshtë besimin tim e tuajin, por edhe vetë flamurin e të gjithë stërgjyshërve dhe bebeve të këtij vendi, bashkë me flamurin e gjithë socialistëve shqiptarë.

Pasi njëri e ka përdorur flamurin e PS-së si maskë për të vjedhur, ne të tjerët u dashka ta përdorim edhe si letër higjenike, për t’ja fshirë bajgat e korrupsionit me dorën e partisë. Përgjegjësia ime morale është të mos lë dy gurë bashkë, që drejtësia në Shqipëri të ketë fuqinë dhe pavarësinë që i duhet, për ta ndëshkuar çdo lloj këlyshi të atij soji të vjetër politik që e ka mbajtur nën kontroll drejtësinë për 100 vite me radhë”, u shpreh Rama./Panorama

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne