Raporti i OLAF, Tabaku: Të diskutojmë gjetjet, të parandalojmë vjedhjet e fondeve të BE-së

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, në fjalën e saj në parlament deklaroi se Partia Demokratike nuk dëshiron hetime për mungesën e fondeve për fermerët nga BE, pasi sipas saj, këtë gjë po e bën SPAK.

Tabaku u shpreh se pret nga parlamenti që të diskutohen gjetjet e OLAF për fondet e bujqësisë, me qëllim që të parandalohen vjedhjet e fondeve të BE-së në të ardhmen.

Jorida Tabaku: Ne nuk po kërkojmë të kryhet hetim tjetër, SPAK po heton. Ne kërkojmë që parlamenti të bëjë këtë debat. Nuk mund të thoni se deklarata e Komisionit Europian është shpifje. Të diskutojmë mekanizmat që parandalojnë vjedhjen e fondeve për bujqësinë në të ardhmen.

Të diskutojmë për raportin e OLAF. Ne duam të diskutojmë për vjedhjen e fondeve për bujqësinë, që siç thotë OLAF është vjedhja më e madhe jashtë BE-së./Bw

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne