Raporti i Kombeve të Bashkuara për sulmin kimik në Siri

Kombet e Bashkuara në raportin e tyre për sulmin kimik në Siri kanë konkluduar se nuk ka kurrfarë lidhje në mes sulmit ajror të aviacionit ushtarak sirian dhe përdorimit të armëve kimike në krahinën siriane Idlib.

Kryetari i komisionit hulumtues për Siri të Komitetit për drejta njerëzore të Kombeve të Bashkuara(UNHCR) Paulo Sergio Pinheiro në konferencën e mbajtur për gazetar ka deklaruar se nuk është gjetur asnjë lidhje në mes sulmit ajror të 4 prillit në qytetin Khan Shaykun në krahinën Idlib dhe përdorimit të supozuar të armëve kimike në atë qytet nga ana e qeverisë siriane të Damaskut.

“Nuk kemi gjet kurrfarë lidhje në mes sulmit dhe emetimit të gazit kimik. Ekzistojnë disa versione, por nuk kemi mund të vërtetojmë”, ka thënë Pinheiro në konferencën për gazetar. Duke u thirrur në raportin e Organizatës për ndalim të armëve (OPCW), Pinheiro ka thënë se sulmi i parë bombardues ka ndodh në mes orës 6.40 dhe 7.oo në mëngjes sipas kohës lokale, ndërsa pas saj janë zgjeruar gazrat kimike të ngjashme me sarinin.

Por, ai ka theksuar se nuk ekziston kurrfarë lidhje në mes këtyre dy fakteve, dhe anëtarët e ekipit hulumtues kanë biseduar me dëshmitar, me persona të goditur, gjersa ekspertët kanë analizuar materialet audio-vizuele dhe fotografitë.

Burimi : Logiçno/ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne