Bota

Raundi i 8-të i dialogut ndërmjet Islamit dhe Krishtërimit Armen do të mbahet në Liban

aundi i 8-të i dialogut mes Islamit dhe Krishterizmit armen do të mbahet nga 27 deri në 29 qershor në Liban.

Sipas Organizatës Islamike të Kulturës dhe Marrëdhënieve (ICRO), “Religjionet dhe Mjedisi” është tema e këtij raundi të dialogut ndërfetar.

Ajo do të organizohet nga Qendra e Dialogut ndërmjet Feve dhe Qytetërimeve të ICRO-së dhe Kishën Armene të Cilicisë.

Ceremonia e hapjes së programit do të fillon me kumtesën nga Abuzar Ebrahimi Torkaman, shefi i organizatës dhe katolikos Aram I i Shtëpisë së Madhe të Cilicisë.

“Mjedisi dhe vlerat e përbashkëta etike në fetë hyjnore”, “Ndërveprimi i udhëheqësve fetarë me mjedisin”, “Efektet e një mjedisi të shëndetshëm në jetën individuale dhe shoqërore në pikëpamje të Islamit dhe Krishtërimit” dhe “Njerëzimi dhe natyra në mësimet e Islamit dhe Krishterimi “janë temat që duhet të trajtohen në katër sesionet e dialogut.

Ceremonia e mbylljes së programit do të ndiqet nga shefi i ICRO-së, Huxhat ul -Islam Taskhiri, kreu i Qendrës për Dialogun midis Feve dhe Qytetërimeve dhe Aram I Keshishian, kreu i i Shtëpisë së Madhe të Cilicisë të Kisha Apostolike Armene.

“Roli i racionalitetit dhe etikës fetare në parandalimin e dhunës” ishte tema e raundit të shtatë të dialogut mes Islamit dhe Kristianizmit armen, i cili u mbajt në Teheran më 13 dhjetor 2016.

Burimi : ABNA/ ML

OPINIONE