REAGIM ME RASTIN E RIPUBLIKIMIT NË GAZETËN “DITA” TË “NJË STATISTIKE TURKE E 1908-s”

Nga Salim Kadri Kerimi, Shkup

Më 06 Janar 2024, në Portalin e Gazetës “DITA”, nga Tirana, në se nuk gaboj, për të katërtën ose të pestën herë, u ripublikua artikulli i autorit anonim nga Kosova me titull: “Një statistikë turke e 1908-s”. Artikullin me përmbajtje të njëjtë më 19 janar 2019 e publikoj Agjencia informative “Zhurnal”, nga Shkupi, kurse ditë më parë artikulli në fjalë, siç ishte theksuarë në të njëjtin artikull, fillimisht qenka i publikuarë në disa mediume të Kosovës. Sipas autorit anonim, të dhënat statistikore që ishin të publikuara në kët artikull mendohet se qenkan të “bazuara në një dokument të hartuar nga pushteti i kohës, pra Perandoria Osmane. Sipas saj, në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptarë, 9.264 serbë dhe 29.080 bullgarë (asnjë maqedonas, siç quhen sot). Tetova ka pasur 52.076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23.197 shqiptarë”. “Prizreni kishte 64.569 shqiptarë, 17.219 serbë e asnjë turk”.
Në përgjigje të të dhënave të lartpërmendura, më datën 22 janar 2019, në kët Portal (“Gazeta Impak”) e publikova artikullin me titull: “Një gënjeshtër e kulluarë e Agjencisë informative Zhurnal”, në të cilin me të dhëna konkrete i demantova të dhënat e sajuara, duke e vërtetuarë me fakte konkrete se të dhënat në fjalë janë jo të sakta/ jo të vërteta.
Të them të drejtën, ripublikimi i artikullit të lartpërmendur edhe në Gazetën serioze “DITA” më befasoj. Ripublikimi i artikullit të lartpërmendur, rastësisht ose jorastësisht, koinçedoj/ përkoj me publikimin e artikullit tim me titull: “Të ‘vërtetat’ e profesorit Hakif Bajrami në lidhje me turqit e Kosovës” (“Gazeta Impakt”, 06 Janar 2024). Me qëllim të mospërsëritjes të të dhënave që i publikova në artikullin tim të datës 22 janar 2019, në përgjigje të gënjeshtrave të autorit anonim, kësaj radhe, mes tjerash, do ti publikoj të dhënat rreth përbërjes etnike të qyteteve/ qytezave të Maqedonisë (geografike), në vitin 1903, të cilat janë të publikuara në librin e antropollogut – etnogeografit të mirënjohur slloven Niko Zupançiç (1876-1961), me titull: “Maqedonia dhe çështja turke”, e publikuar në Vienë të Austrisë, në vitin 1903. Vepra origjinale e autorit në fjalë, në gjuhën gjermane, është e publikuarë nën pseudonimin K.Gersin (K.Gersin, “Macedonien und das Turkische problem”, Vien, Druck und Verlag von Kratz, Helf & Comp.1903). Ky libër, të njëjtin vit (1903), në dy raste të veçanta, qenka i publikuarë edhe në Beograd, në gjuhën serbishte, një vit më vonë (1904) në Ljubljanë, në gjuhën sllovene, kurse në vitin 2023 edhe në Shkup, në gjuhën maqedonase. Të dhënat që janë të publikuara në vijim i kam huazuarë nga libri i kolegut tim (diplomat) z.Viktor Gaber („Виктор Габер, „Нико Зупанчич и Македонија во 1903 година“, ДАРСМ, Скопје, 2023; “Niko Zhupançiç dhe Maqedonija në vitin 1903”, ASHRMV, Shkup, 2023). Autori i lartpërmendur slloven – Niko Zupançiç (K.Gersin), studimet universistare dhe pasuniverzitare (magjistraturën dhe doktoraturën), në fillim të shekullit XX, i paska kryerë në Vienë.
Sipas të dhënave që janë të publikuara në versionin maqedonisht (f.119) të librit në fjalë, përbërja etnike, p.sh. e qyteteve/ qytezave të Maqedonisë, në të cilat në atë kohë dhe më pas kanë jetuarë edhe banorë me përkatsi etnike turke dhe shqiptare, ka qenë si vijon:
– Kosturi – nga gjithsej 6.190 banorë, 1.600 frymë qenkan turq, 300 shqiptarë;
– Shkupi – nga gjthsej 31.900 banorë, 15.030 frymë qenkan turq, 150 shqiptarë;
– Tetova – nga gjithsej 19.200 banorë, 9.000 frymë qenkan turq, 500 shqiptarë;
– Gostivari – nga gjithsej 3.735 banorë, 3.100 frymë qenkan turq, 100 shqiptarë;
– Kumanova – nga gjithsej 14.530 banorë, 5.800 frymë qenkan turq, 600 shqiptarë;
– Manastiri – nga gjthsej 37.000 banorë, 10.500 frymë qenkan turq, 1.500 shqiptarë;
– Resnja – nga gjithsej 4.450 banorë, 30 frymë qenkan turq, 300 shqiptarë;
– Fëllërina – nga gjithsej 9.824 banorë, 5.000 frymë qenkan turq, 300 shqiptarë;
– Ohri – nga gjithsej 14.860 banorë, 5.000 frymë qenkan turq, 800 shqiptarë;
– Struga – nga gjithsej 4.570 banorë, 1.000 frymë qenkan turq, 350 shqiptarë;
– Dibra – nga gjithsej 16.500 banorë, 10.500 frymë qenkan shqiptarë, dhe asnjë turk;
– Prilepi – nga gjithsej 24.540 banorë, 6.200 frymë qenkan turq, dhe asnjë shqiptar;
– Velesi – nga gjithsej19.700 banorë, 6.600 frymë qenkan turq dhe asnjë shqiptar;
– Demir Hisari – nga gjithsej 5.890 banorë, 3.750 frymë qenkan turq, dhe asnjë
shqiptar;

Këto dhe shumë të dhëna të tjera statistikore të asaj kohe, mes tjerash, në mënyrë të pa diskutueshme e vërtetojnë prezencën/ praninë e popullatës turke në qytetet/ qytezat dhe vendbanimet e tjera të Rumelisë. D.m.th., të thuhet se në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Prizren, aso kohe, pra në kohën kur Rumelija edhe ishte nën administratën e Perandorisë Osmane, nuk paska turq, është një lloj sikur të thuash/ të deklarosh se sot në qytetet e lartpërmendura nuk ka qytetarë të përkatsisë etnike maqedonase, gjegjësisht shqiptare. Kuptohet se një gjë e tillë do të ishte një marëzi.
Në librin e lartpërmendur të autorit slloven (Niko Zupançiç – K.Gersin), përveç në qytetet/ qytezat e lartpërmendura, pranija e popullatës turke në mënyrë të padiskutueshme vërtetohet edhe në të ashtu quajturën “Stara Srbija” (“Serbija e vjetër”), Vilaeti i Kosovës – Sanxhakët: Novi Pazar, Plevlje, Prishtina, Shkupi, Prizreni dhe Peja. Sipas të dhënave që janë të publikuara në librin e autorit të lartpërmendur maqedonas (Viktor Gaber), në fillim të shekullit XX, numri i popullsisë turke qenka 110.000 frymë (10,2% nga numri i përgjithshëm), kurse i atij shqiptar, bashkë me numrin e serbëve të shqiptarizuar, siç thuhet në librin në fjalë, qenka 300.000+130.000=430.000 frymë (28,0%+12,2%=40,2%).
Sipas të njëjtit burim, numri i popullatës turke në Vilaetin e Shkodrës, nga gjithsej 322.000 frymë, aso kohe qenka 12.000 frymë (3,0%), kurse i shqiptarëve 220.000 frymë (68,0%). Gjithmonë sipas të njëjtit burim, në Vilaetin e Janinës, nga gjithsej 648.000 frymë, numri i popullatës turke qenka 10.000 frymë (1,5%), kurse i shqiptarëve 315.000 frymë (48,7%). Sa i takon popullatës të Maqedonisë (gjeografike), në fillim të shekullit XX, nga gjithsej 2.258,224 frymë, numri i turqve qenka 499.204 frymë (22,1%), kurse i shqiptarëve 128,711 frymë (5,7%).
Siç e theksova edhe më lart, të dhënat e lartpërmendura janë të dhëna të një dijetari të mirëfilltë/ “të paanshëm” slloven dhe jo sajesat e autorit anonim nga Kosova. Shpresoj që lexuesit e këtij artikulli do të gjykojnë në mënyrë racionale dhe do ti kuptojnë marëzirat e disa studijuesve të vetshpallur të cilët, për arsye që unë assesi nuk mund ti kuptoj, vitet e fundit pa zgjedhur mënyrat dhe rastet, në mënyrë të paskrupullt, po mundohen/ tentojnë ti shtrembërojnë faktet të cilat janë të dukshme dhe më se të qarta edhe për lexuesit të zakonshëm e lëre më për studijuesit serioz të çështjeve në fjalë. Mirpo, jo më kot thuhet se “gënjeshtra/ rena i ka këmbët të shkurta dhe del mejdani”.
Autorin anonim të artikullit me titull: “Një statistikë turke e 1908-s”, të cilin para ca ditëve, pa asçfar përgjegjsie, së fundi e ripublikoj edhe Gazeta “DITA”, e këshilloj të vetidentifikohet dhe ta publikojë dokumentin origjinal gjoja të administratës Osmane, sipas të cilit në 1908 në Shkup, Tetovë, Gostivar, në Prizren, e gjetkë, nuk paska asnjë person me përkatsi etnike turke. Njëkohësisht shfrytëzoj nga rasti tju falenderoj të gjithë atyre autorëve shqiptarë, me të cilët vitet e fundit polemizoj në lidhje me deklaratat dhe vlerësimet të pa baza rreth (mos)pranisë dhe numrit të popullatës turke në Maqedoni dhe Kosovë, në të kaluarën dhe sot. “Në çdo të keqe ka edhe diçka të mirë”. Me fjalë të tjera, të mos ishin të deklaruara dhe publikura marëzira të ndryshme rreth çështjeve në fjalë, nuk do të ishin të pregaditura as rreth 30 artikujt e mi, të cilat pesë-gjashtë vitet e fundit i kam publikuarë në Portalin e respektuarë dhe të paanshëm/ objektiv të “Gazeta Impakt”.
Dhe fare në fund, artikullin tim dua ta përfundoj me fjalët/ këshillat të politikologut dhe analistit të nderuarë kosovar – prof. d-r Nexhmedin Spahiu të thëna/ të dhëna në një intervistë të tij për gazetën shqiptare “TEMA”, me titull: “Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente”, 06 Prill 2013, sipas të cilit:
“Këshillat nga Ankara janë më shumë se miqësore. Këto këshilla duhet t’i kuptojmë ashtu si edhe këshillat e amerikanëve për politikën e Kosovës. Perandoria Osmane është e njohur për rregullsinë e arkivave të saj dhe statistikat e përpikta. Nëse historianët turq do t’ua hiqnin pluhurin një pjese të arkivave osmane, shumë mite shqiptare do të binin për toke. E mira e së mirës është që ata që i thonë vetit historianë t’i konsultojnë këto arkiva, të mos ofendojnë e të mos gënjejnë për hava, sepse nëse historianët turq i përvishen kësaj pune do të kuptohet se të ashtuquajturit historianë shqiptarë nuk kanë shkruar histori, por përralla”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne