Reagojnë huthijtë: Do të godasim anglo-amerikanët deri në ndalimin e genocidit izraelit në Palestinë

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli po i vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës. Situata është e rëndë por SHBA edhe pse po përballen me protesta të njëpasnjeshme po e mbështesin në këtë genocid Izraelin. Huthët e Jemenit janë kundër këtij genocidi dhe janë zotuar që do të sulmojnë dhe godasin anijet amerikane me destinacion Izraelin.

Huthi të Jemenit, të lidhur me Iranin, shënjestruan transportuesin amerikan “Propel Fortune” në Gjirin e Adenit, tha zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Sarea, në një fjalim televiziv herët të shtunën.

“Forcat e armatosura të Jemenit do të vazhdojnë të mbështesin operacionet e tyre ushtarake në Detet e Kuqe dhe Arabe derisa të ndalet agresioni dhe të hiqet rrethimi mbi popullin palestinez në Rripin e Gazës”, tha ai.

Zëdhënësi tha gjithashtu se ata kishin në shënjestër “një numër shkatërruesish lufte amerikane në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit me 37 dronë”. Houthi-t thonë se ata kanë sulmuar korsitë e anijeve në shenjë solidariteti me palestinezët në luftën Izrael-Hamas në Gaza./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne