Regjimi i Edi Rames sulmon Islamin: shpall non-grata hoxhe Bekir Halimin dhe Valon Belen

Pas goditjes se hoxhenices Ikballe Huduti non-grata, regjimi i Edi Rames vazhdon sulmet kunder shqiptareve muslimane. Sot, ministri Besfort Lamallari ka shpallur non grata dy shqiptarë të tjerë, nga Maqedonia e Veriut. Ministria e Brendshme deklaroi armiq dy shqiptaret e Maqedonise duke pretenduar se ata kryenin veprimtari armiqësore kundër sovranitetit të shtetit shqiptar. Drejtoria e Antiterrorit, dhe Ministria e Brendshme ka futur në listën e personave të padëshiruar imamin Bekir Halimi, si edhe politikanin dhe analistin Valon (Valjon) Bela. Të dyve u është ndaluar hyrja me 10 vite në territorin shqiptar, ndërsa për Valon Belën u lëshua edhe urdhër dëbimi.

Imami Bekir Halimi, në vitin 2016 është përjashtuar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut pas përplasjeve me drejtuesit e institucionit. Ndërsa, Valon Bela analist politik dhe ish-aktivist politik është i njohur për komentet e tij mbi zhvillimet politike në rajon. Më herët ka ushtruar detyrën e shefit të kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Shpallja e tyre non grata erdhi pas pretendimeve te spiunerve të policise anti-islamike te antiterrorit se personat ne fjale vepronin kundër sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe rendit e sigurisë publike, si edhe pas dyshimeve se janë anëtarë të organizatave terroriste që përkrahin e kryejnë veprime anarkiste kundër shtetit shqiptar. Urdhri i Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit.

Ky sulm kunder komunitetin musliman ne Shqiperi vjen pasi më 25 qershor, Ministria e Brendshme shpalli person non grata edhe Ikballe Huduti, hoxhenice nga Kosova, te cilen zionisti Rama e shpalli te lidhur ngushtë me Iranin. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, shteti shqiptar ia ndaluar Hudutit hyrjen në territorin shqiptar për 15 vite.

Sulmet kunder Hudutit dhe Halimit, dhe mbajtja neper burgje e dhjetra besimtareve shqiptare qe kane kritikuar Izraelin, tregojne politikat anti-muslimane dhe pro-izraelite te regjimit te Edi Rames, i cili akuzohet nga protestuesit se po ja fal Shqiperine regjimit aparteidal te Izraeli.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne