Regjimi sirian i bindet Izraelit, arreston udhëheqësin e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës

Zyrtarët e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës – Komanda e Përgjithshme (FPLP-CG) thanë se autoritetet siriane arrestuan sot në Damask udhëheqësin e lëvizjes palestineze Talal al-Naji, i cili historikisht kishte marrëdhënie të ngushta me Sirine dhe i ka rezistuar Izraelit per dekada me radhe. Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës – Komanda e Përgjithshme njihet per rezistencen kunder Izraelit dhe refuzimin e marreveshjes qe Jaser Arafati beri me Izraelin. Ishte organizata me e vjeter e rezistences palestineze kunder Izraelit.

Një zyrtar i lëvizjes me qendër në Damask,  i tha AFP-së se “Sekretari i Përgjithshëm Talal Naji u arrestua” në kryeqytet.

Një zyrtar i dytë konfirmoi arrestimin, ndërsa një burim i tretë brenda partisë tha se Naji “u thirr nga një shërbim sigurie dhe nuk u kthye. Ai ndoshta u arrestua”.

Arrestimi vjen disa javë pasi krahu i armatosur i një tjeter organizate palestineze, Xhihadit Islamik, ka deklaruar autoritetet terroriste siriane kishin arrestuar dy nga udhëheqësit e saj, pa specifikuar akuzat kundër tyre. Al Naji njihej si mbeshtetes i Hamasit, Xhihadit Islamik, Hezbollahut dhe rezistences palestineze.

SHBA-të, të cilat i konsiderojnë PFLP-GC dhe Xhihadin Islamik si organizata “terroriste” meqe ato nuk i binden diktatures izraelite, kanë deklaruar se nuk do t’i heqin sanksionet e vendosura ndaj Sirisë që nga regjimi i Asadit derisa të bëhet përparim në çështjet që konsiderohen përparësi, përfshirë luftimin e “terrorizmit” apo me sakte ne sigurine e Izraelit nga palestinezet.

Regjimi terrorist i Ahmed Sharees apo Abu Mohamed al Joulanit eshte i gatshem te bej cfaredo krimi kunder Palestines, vetem e vetem qe te siguroje ekzistencen e tij ne ate pjese te Sirise qe Izraeli akoma nuk ka pushtuar. Ahmed Sharaa si nje agjent i CIA-s dhe Izraelit ka ndermarre fushate te eger kunder levizjes palestineze ne Siri. / gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne