Regjisori amerikan, Stone: Netanyahu është i çmendur, nuk kam parë kurrë në jetën time masakra të tilla

Regjisori dhe skenaristi i njohur amerikan, Oliver Stone, në lidhje me sulmet izraelite në Rripin e Gazës, tha se nuk ka parë kurrë një masakër të tillë në jetën e tij. Duke folur në transmetimin në internet të aktivistit amerikan Jose Vega, Stone, i cili njihet edhe për deklaratat e tij për politikën ndërkombëtare dha vlerësimin e tij për politikën izraelite dhe ngjarjet në Gaza.

Ai deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është “çmendur”. Stone kritikoi gjithashtu mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-së për Izraelin.

 “Izraeli dëshiron të prodhojë bombë bërthamore me uranium të pasuruar”

Duke deklaruar se Izraeli “posedon ilegalisht bombë bërthamore”, por shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për këtë, Stone vuri në dukje se pyetja kritike është se kush do të posedojë uraniumin e pasuruar. Stone kujtoi se uraniumi i pasuruar nuk nevojitet për prodhimin e energjisë dhe shtoi se Izraeli përpiqet për “uranium të pasuruar”.

“Ata duan të kenë uranium të pasuruar. Kjo është pikërisht ajo për të cilën ata janë të interesuar. Ata duan të ndërtojnë një bombë, që të mund të hedhin në erë Iranin”, tha Stone.

– “Netanyahu plotësisht është çmendur”

Duke thënë se më parë kishte takuar dhe intervistuar kryeministrin izraelit Netanyahu, Stone tha se mendonte se Netanyahu ishte “i çmendur” kur e takoi vite më parë. Ai theksoi se Netanyahu po bëhet gjithnjë e më keq. Stone tha se Netanyahu ka “plotësisht është çmendur” dhe shtoi se sulmet e Izraelit në Gaza janë “të justifikuara si hakmarrje”.

Stone thotë se është i tmerruar nga sulmet e Izraelit në Gaza, ku më shumë se 20 mijë palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori. “Nuk kam parë kurrë një masakër të tillë në jetën time”, tha ai. Stone kritikoi qasjen e administratës izraelite ndaj politikës palestineze dhe planin e saj për të dërguar palestinezët që jetojnë në Gaza në Egjipt. “Si e eliminoni një lëvizje politike? Kjo nuk është bërë kurrë në historinë e botës. Si mund t’i vrisni të gjithë, t’i ndani dhe t’i dërgoni në Egjipt?”, pyeti Stone.

Duke kërkuar që të mos quhet “anti-semitik”, Stone tha: “Askush nuk është antisemitik përveç disa të çmendurve. Kjo ka të bëjë me drejtësinë, paqen, ekuilibrin dhe vlerat themelore njerëzore”. Stone shtoi se ai nuk mund ta kuptojë që Izraeli vret palestinezët në këtë mënyrë dhe vuri në dukje se ndërsa shpresonte se situata në rajon do të përmirësohet, ajo po përkeqësohet.

– “Ne nuk mund ta mbështesim Izraelin gjatë gjithë kohës”

Stone, i cili gjithashtu ka kritikuar mbështetjen e plotë që SHBA-ja i jep Izraelit, kritikoi presidentin amerikan Joe Biden që i dha Izraelit “gjithçka që dëshiron” ndërsa theksoi se Donald Trump mund të bënte një punë më të mirë për zbatimin e procesit. Ai potencon se mbështetja e pakushtëzuar që i është dhënë Izraelit nuk mund të mbahet. Regjisori i njohur amerikan Stone tha: “Nuk mund ta bëjmë këtë gjatë gjithë kohës, nuk mund ta mbështesim Izraelin gjatë gjithë kohës”.

Stone, i cili tha se dëshiron që SHBA-ja të ndërpresë lidhjet me Izraelin, përfundoi: “Kjo është ajo që unë do të bëja, do të kërkoja të ndërpres të gjitha lidhjet me administratën e Netanyahut”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne