Rehabilitimi popullor i qeverisë

Çdo kritikë ndaj qeverisë, edhe kur takimet e kryeministrit dalin nga skenari, personazhet që kanë denoncuar raste të korrupsionit apo mosfunksionimit të administratës janë rekrutuar më vonë nga zyrat e propagandës për të rehabiltuar imazhin e qeverisë.

Rasti  më i fundit është ai i Bukurije Brakës nga Cërriku që në dëgjesën me kryeministrin u ankua për zvarritjet në dhënien e një çertifikatë pronësise. Kryeministri që shkarkoi me një të rënë të lapsit gjithë drejtorët e hipotekave nuk po arrin të bindë se funksionimi i administratës ka ndryshuar realisht.
Njerëzit që janë ankuar për mungesa të ilaçeve apo ndryshimin e listës së disbursimit janë shfaqur më pas në spote qeveeitare, duke falenderuar qeverinë për kujdesin.
Shakaja dhe batutat i vlejnë kryeministrit për të formatuar një qeverisje me popullin dhe për popullin, ku defiçencat e qeverisjes trajtohen me humor dhe ku sërish duhet të jetë baza që duhet të marrë shembull nga udhëheqja.
“Administrata poshtë duhet të  jetë si këta këtu. Të ishin njësoj si këta, s’të thoja ty për certifikatë. Ata e kalojnë kohën nëpër lokale. Me ty jam e kënaqur”- tha Bukurije Braka gjatë një takimi në kryeministri. Një lugë ujë dhe kryeministri ngecet kur bëhet fjalë për shërbime që nuk funksionojnë siç është rasti i Check-up ku denoncimet janë të shumta, por kryeministri vazhdon të bëjë të paditurin.
Debati:
Qytetarja: Pse nuk janë përfshirë disa analiza më të shtrenjta në check up, mamografia dhe pap testi?
Rama: Kush të tha që nuk janë falas?
Qytetarja: Atje nuk kishin as aparat për të matur tensionin
Rama: Unë them mamografia është falas e pap test i ke në Elbasan.
Kujtojmë që për konçesionin e Check-up janë hedhur shumë pikëpyetje dhe akuza për një aferë me protagonist ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne