Renia e Kabulit, Emirati Islamik i Afganistanit dhe refugjatet afgane te Edi Rames

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi analizon fitoren e talebaneve kunder pushtueseve amerikane dhe NATO-s ne Afganistan pas 20 vitesh lufte. Flitet per 11 shtatorin si nje event qe amerikanet e stisen vete per te nisur lufterat e tyre 30 vjecare kunder Botes Islame: qe nga Iraku, Afganistani, Siria, Somalia, Sudani, Jemeni, Libia, Egjipti etj.

Analizohet ideologjia ekstremiste judeo-kristiane e formesuar nga zioniste ekstremiste si Samuel Huntingtoni te cilet cuan boten perendimore ne luftera me Boten e Islamit. Tregohet situata e sotme ne Boten Islame, ku disa vende arabe, sikur Egjipti, Bahreini, Emiratet Arabe dhe Arabia Saudite jane diktatura absolute, ndersa vende sikur Jemeni, Siria, Palestina, Libani dhe Irani jane pjese e Boshtit te Rezistences per clirimin e Palestines nga Izraeli. Rasti i Afganistanit trajtohet qe ne kohen e pushtimit sovjetik, ne luften civile te viteve 1990 dhe me pas krijimin e Emiratit Islamik te Afganistanit ne vitin 1996.

Trajtohet rendesia e Pakistanit ne formesimin e talebaneve. Fitorja e dates 15 gusht nga ana e talebaneve dhe clirimi qe ata i kane bere Kabulit dhe largimi si lepuj i amerikaneve, krahasohet me clirimin e Saigonit nga vietnamezet apo me clirimin e Teheranit nga hoxhallaret iraniane ne vitin 1979 kur me ne krye imam Khomeinin iranianet debuan Shahun dhe morren peng diplomatet amerikane ne ambasaden amerikane ne Teheranit. Frika dhe paniku qe i ka zene amerikanet ne keto dite, ku diplomatet e tyre po largohen si lepuj dhe dokumentat e ambasades amerikane po digjen dhe zhduken, krahasohet me ate qe po ndodh ne Kabul ne keto moment. Ne fund flitet per Shqiperine kolaboracioniste te Rilindjes se Edi Rames e cila eshte kthyer ne kosh plehrash nga imperialistet amerikane; ku amerikanet strehojne gyleniste, muxhahedinet iraniane dhe tani se fundit kolaboracionistet afgane. Ne aspektin afatgjate Shqiperi do kthehet ne nje vend me shume muslimane si pasoje e refugjateve islamik qe Amerika po depoziton ne Shqiperi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne