Reportazhi i RAI3/ Edi Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka bërë një mesazh drejtuar qytetarëve në lidhje me publikimet e programit Report të kanalit televiziv italian Rai3 mbi Shqipërinë. Me anë të një video-mesazhi, Rama ka deklaruar se nga RAI është hedhur një baltë e pamerituar për Shqipërinë. Edhe pse emisioni Report nxori fakte mbi korrupsionin dhe njerëzit e inkriminuar në shtet, Rama ka deklaruar se ky është një sulm, për shkak të zhvillimit të vendit tonë.

“Baltë e prodhuar këtu në Tiranë për luftën politike, e gjithë ajo baltë e eksportuar nga këtu në Itali, me lloj-lloj emrash pa fakte, pa asnjë interes për publikun italian, ishte baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Pesë kulla në Tiranë iu duken si 500. Sepse nuk e kanë menduar se Tirana do të bëhej kjo. Kjo është një baltë për të na cënuar dhe hedhur. Kjo është një sulm mbi nderin, emrin dhe flamurin shqiptar. Kush e bën duhet të mësojë që koha kur kryeministri bënte të fortin këtu e të menderosurit në botë, ka ikur,” tha Rama./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne