Reshjet e dendura të shiut dëmtojnë rrugën në Dibër, aksi bëhet i pakalueshëm

Reshjet e dendura që kanë rënë gjatë natës, kanë dëmtuar rrugën Selisht në bashkinë e Dibrës. Një tjetër rrugë është dëmtuar në fshatin Qafë-Murr që kanë ngelur të izoluar rreth 1000 banorë.

Rruga është dëmtuar me një gjatësi rreth 30m, dhe është bërë e pakalueshme për lëvizjen e automjeteve. Menjëherë është njoftuar bashkia Dibër nga banoret dhe administratori.

Bashkia Dibër ka bërë të mundur nisjen e fadromës./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne