Rifat Ymeri i faqes Zani i Veriut si dhe punonjës në Bashkinë e Malësisë së Madhe sulmon fenë islame

Rifat Ymeri, nga Malësia e Madhe i cili menaxhon një faqe në Facebook, sulmon shpesh fenë islame, fe e cila perben shumicen e popullit shqiptar. Me kete veprim ai jo qe vetem ofendon fene e me shume se nje bilion njerezve por ai ofendon edhe fene e shqiptareve.
Pervecse te qenit islamofob ai eshte edhe antishqiptar.

Këtë e denoncon një banor i Malësisë së Madhe. Denoncuesi shkruan se Ymeri, i cili fshihet pas faqes “Zani i Veriut”, shpesh herë publikon statuse kundër fesë myslimane.

Qytetari thotë se Ymeri, i cili është edhe punonjës në Bashkinë e Malësisë së Madhe, me detyrë punonjës në gjendjen civile, poston statuse kundër veshjes që mbajnë gratë myslimane, por jo vetëm. Madje sipas qytetarit, personat që komentojnë në statuset e faqes “Zani i Veriut” kur poston kundër islamit, Ymeri i bllokon adresat që i replikojnë negativisht.

Qeveria duhet te marri hapa ndeshkuese dhe serioze  kundrejt te tille njerezve qe perpiqen qellimisht te krijojne nxitje dhe urrejtje ndaj bashkekombesve te tyre.

Në një post, shihet që “Zani i Veriut” i Rifat Ymerit, bën thirrje që gratë myslimane të heqin shaminë sepse nuk është kulturë e jona, por e Arabisë. Të besosh në Zot dhe të jesh praktikant i një besimi fetar, qoftë ai i krishterë, islam apo bektashian nuk të bën të jesh antishqiptar.

Qytetari:

Përshëndetje! Kemi një shqetësim nga Malësia e Madhe. Një faqe në rrjetet sociale “Zani i Veriut” me në krye Rifat Ymeri gjithashtu edhe punonjës në Bashkine e Malësise se Madhe me detyrë punonjës në Gjendje Civile, nuk është hera e parë që publikon kundër fesë islame, sapo merr dikush ti bëjë replikë ai ju bën bllok./JOQALBANIA/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne