Agim Kasemi
Sot është 1 Maji. Në duar mbaj librat e strategeve te komunizmit: Karl Marks, Fridrih Engels, Vladimir Lenin, Josif Stalin dhe Enver Hoxha. I shfletoj dhe më vjen një pyetje n mendje: vallë, ajo “fantazma” për të cilën flisnin dikur, komunizmi, a do të rikthehet?
Unë besoj se po. Ndoshta jo sot, ndoshta jo nesër, por një ditë do të rikthehet – dhe do të jetë më i fortë se kurrë.
Sepse bota qe po ndertohet sot nuk êshte ajo për të cilën ëndërruan miliona njerëz. Nuk është bota e drejtësisë shoqërore, e dinjitetit të punëtorit, e barazisë dhe e solidaritetit.
Éshtë një botë ku pasuria grumbullohet ё pak duar, ndërsa shumica lufton për të mbijetuar.
Prandaj shumëkush sot, në heshtje, kthen sytë nga e kaluara dhe pyet veten: mos vallë kishim diçka që e humbëm pa e kuptuar?
Mallkuar qoftë Mihail Gorbaçiovi dhe të mallkuar qofshin ata që shkatërruan Bashkimin Sovjetik, që rrënuan Lindjen dhe që çuan drejt shkatërrimit edhe Shqipërinë socialiste.
Historia nuk mbaron kurrë. Idetë nuk vdesin.
Ato mund të shtypen për një kohë, por gjithmonë gjejnë rugë për t’u rikthyer.
Ndoshta njé dité, brezat qé do tê vijnë do ta kuptojnë ё mirë atë që shumë prej nesh e ndiejmë sot: se ëndrra për një botë më të drejtë nuk mund të zhduket./fb















