RIORGANIZIMI I PROTESTËS KOMBËTARE

Nga Artur Shkurti

Drejtor, “Udha e shkronjave”
Tiranë, më 29 qershor 2026

Të nderuar bujarë shqiptarë,

Myslim Murrizi (PD), Enis Sulstarova (VV),
Barbara Doda (Mundësi) Elena Kocaqi (Aleanca Kombëtare),
Evi Kokalari (Diasporë), Indrit Vokshi (Nisma Kombëtare)

I vetëdijshëm për angazhimin tuaj në protestën kombëtare dhe për kritikën e saj, duke u mbështetur edhe në një perceptim publik dhe timin vetjak, ju drejtohem me këtë kërkesë që ju të marrim përsipër riorganizimin e protesës në bazat të shëndosha kombëtare që godasin fort tendencën e të majtës radikale e cila mbështetet nga Qeveria e Shqipërisë për ta kthyer Shqipërinë në diktaturë, e cila na lihet të kuptohet me termat “revolucion”, “përmbysje e sistemit 80-vjeçar”, “Mbledhja e përgjithshme e popullit”, “Kuvendi Kombëtar Qytetar”, “vdekje e tradhëtarëve”, “Shqipëri e re”, “monitorim i shtetit” e të tjera si këto që qaratësisht shpërfillimin rendin demokratik dhe e tundojnë popullin në një rend qartësisht diktatorial i cili do të shpërdorojë rëndë pritshmëritë e kombit.
Biem dakort të gjithë që Qeveria e Edi Ramës, me synimin e mbijetesës së saj synon të përdorë metodën e përçarjes fetare për të siguruar mbështetjen e një krahu. Ne do ta bëjmë këtë punë shumë mirë, duke u mbështetur në ideologjinë e Rilindjes Kombëtare e duke ftuar që të gjitha komunitetet fetare të jenë të përfaqësuara për të shprehur shqetësimet e tyre, pa i turpëruar dhe pa i shpërfillur. Programi ynë për protestën duhet të jetë i thjeshtë dhe atë e përmbledh Naim Frashëri:
Tregomu dhe shqipëtarëve, udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër, edhe thjesht shqipëtarë.
Në datën 14 qershor 2026, mbajta një fjalë në protestë.
Kjo fjalë m’u refuzua për dy ditë (12-13 qershor) dhe m’u dha vetëm pasi unë fjalën time e botova në faqet dhe i vura shënimin “refuzuar”.
Fjalën time që mbajta në 14 qershor (ora 19:21) e mbylla me dy porosi nga Naim Frashërit “Po të jemi të vërtetë është me ne Zoti vetë” (Qerbelaja) dhe “Mos iu afro dhelpërisë, po së drejtës iu nis pas, në dëgjofsh fjalët e mia do të jesh gjithnjë në gas” (Bagëti e Bujqësi) për organizatorët që qartësisht po bënin manipulim të rëndë të Opinionit Publik dhe qartësisht dukeshin të kapur nga Qeveria e Edi Ramës apo tutorët e saj që duan të komandojnë produktet e protestës kombëtare.
Vetë kam propozuar disa linja veprimi për të mbledhur vullnetin e popullit. Megjithëse ato sigurojnë një përfaqësim të gjerë të popullit të decentralizuar, profesional, mjaft demokratik, përsëri ngjarjet zhvillohen me kaq shpejtësi, sa unë vetë heq dorë prej tyre.
Propozimi që do të më pëlqente por duhet të heq dorë, për shkak të ngatërresave të qëllimta të Protestës Kombëtare, ka qenë krijimi i dhjetë (10) Asambleve Kombëtare Sektoriale, që do të jenë përgjegjëse për 10 ministri. Kjo nuk është anashkalim i Shtetit, apo i Kuvendit. E bëmë të qartë se Asambletë Kombëtare synojnë të formojnë Opinionin Publik, por jo të zëvendësojnë shtetin siç po ndodh me të majtën ekstreme që ka kapur mikrofonin. Detyra e tyre është vetëm demokratike, propozim ndaj Kuvendit të Shqipërisë për një aksion të veçantë. Kuvendi e merr parasysh vetëm nëse sheh se ky organizim është i atij niveli që ai nuk mund ta neglizhojë saktësisht sipas asaj që thotë Sami Frashëri “Opinioni Publik edhe pse në dukje i dobët është në gjendje të shkatërrojë çdo forcë materiale”. Samiu nuk na thotë “dhunë” e “forcë” apo “revolucion” e “vdekje” por thotë Opinion Publik, që formohet vetëm nëse më parë ekziston një bashkim dhe bashkim është bashkim i burimeve të ndryshme. Jam i bindur që publiku do ta kuptojë se ky bashkim është vërtetë nga burime të ndryshme por që janë serioze, që sigurojnë pastaj atë që pret publikun.
Në emër të Opinionit Publik, ju ftoj ta pranoni këtë ftesë, që të kombi shqiptar të ketë një alternativë serioze dhe jo një “paçavure” siç po ndodh aktualisht me ata që fshihen pas Megafonit dhe që duan t’i bëjnë shqiptarët për budallenj. Ata qofshin që kanë kaq guxim t’i bëjnë numra një populli të lodhur, të rraskapitur. Edhe pas 35 vjetësh nuk duan t’i japin atë që i takon, po përsëri duan ta ftojnë drejt aventurave dhe dalldisjeve me “diktatura” duke e barazuar “komunizmin” me “demokracinë” me parullën “Do të hedhim poshtë sistemin 80-vjeçar”. Shpresojmë që publiku ta mbështesë këtë nismë për Riorganizimin e Protestës.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne