Investiguesi Shkrimor
Gjatë gjithë historisë, qeveritë kanë krijuar figura armiqsh për të bashkuar njerëzit, për të fituar legjitimitet, për të forcuar autoritetin ose për të rritur kontrollin shoqëror. Me fjalë të tjera, një qeveri me një prirje drejt autoritarizmit duhet të ketë një aftësi të pakufizuar në gjetjen e armiqve — dhe nëse nuk mundet, duhet të demonstrojë të njëjtin talent në krijimin e tyre.
Edhe në sistemin e shkuar komunist në Shqipëri, armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, të cilët etiketoheshin si “grupe armiqësore,” ishin në menynë e mirëmbajtjes së kontrollit mbi superstrukturën shtetërore dhe mbi popullin. A po vepron dhe funksionon edhe sot e njëjta frymë dhe metodë e kontrollit të ngjarjeve? Nëse PO, me cilin qëllim?
Le të fillojmë duke sjellë në kujtesë se në zgjedhjet e fundit lokale dhe të përgjithshme një përqindje shumë e madhe e atyre me të drejtë vote e braktisën sistemin aktual politik 2-partiak në Shqipëri, duke mos votuar fare. Ky fenomen në zmadhim i dha sinjalin Deep State-it shqiptar (ose PLEQËSISË po të doni) se klasa aktuale politike e kishte mbyllur ciklin e saj, dhe një ndryshim duhej sjellë në skenë për të ruajtur kontrollin.
Si zakonisht, duheshin shpikur armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm në mënyrë që superstruktura dhe populli të mbaheshin nën kontroll. Le të shohim matricën historike: (shih tabelën poshtë)
Nëse këta shembuj i shohim me optikën e Regjisë së Padukshme, skenari i sotëm funksionon përmes një formule të saktë matematiko-politike:
• Hapi 1: Lejimi i Korrupsionit — Grupit të tradhtarëve të brendshëm u lihet fushë e lirë të bëjnë korrupsion të skajshëm, duke gjetur aleatë të jashtëm që u premtojnë copëtimin e territorit.
• Hapi 2: Identifikimi i Rrezikut — Shpërfaqet armiku i jashtëm (Entiteti Sionist) i cili në bashkëpunim me armikun e brendshëm po kërcënon ekzistencën e Shqipërisë.
• Hapi 3: Alarmi dhe Reagimi Popullor — Popullit i jepet sinjali për t’u ngritur në protesta pa kokë drejtuese dhe pa platformë të qartë, për t’u dukur si “vullnet i pastër popullor”.
• Hapi 4: Kokëfortësia e Programuar — Armiku i brendshëm shkel haptas Kushtetutën dhe bëhet kokëfortë, duke rritur tensionin dhe polarizimin deri në pikën e fundit.
• Hapi 5: Kaosi dhe “Zgjidhja” — Rrëzohet pushteti dhe në skenë futet një Qeveri Teknike/Tranzitore. Kjo u jep kohë organeve të drejtësisë të eliminojnë klasën e vjetër politike që u përdor si kurban.
Në finale, kur armiqtë marrin dënimin, timoni i shtetit kthehet drejt aleancave të reja. Populli ndihet “sovran”, ndërsa Regjia e Padukshme vazhdon të mbajë kontrollin e plotë./fb

















