Rojet bregdetare turke shpëtuan 56 azilkërkues

Turqia sot ka shpëtuar 56 azilkërkues të cilët kërkuan ndihmë në Detin Egje, thonë burimet e sigurisë.

Azilkërkuesit, të cilët ishin në një gomone, u shpëtuan nga rojet bregdetare turke jashtë provincës së Izmirit, theksuan burimet.

Forca detare shpëtoi shtetasit e huaj dhe i morën në bordin e saj.

Azilkërkuesit, përfshirë gra dhe fëmijë, u dërguan në zyrën provinciale të imigracionit për procese ligjore.

Turqia ka qenë një nga rrugët kryesore për azilkërkuesit që dëshirojnë të arrijnë në Evropë, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011.

Turqia strehon afër 4 milionë sirianë, më shumë se secili vend në botë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne