Rrëfimi i djalit që qëlloi prindërit: I vrava, s’më dhanë para

Krimi nё familje dhe rritja e shifrave tё tij, tregojnё pёr dёshpёrimin e thellё nё tё cilin ёshtё fundosur shoqёria jonё. Pёrvec anёs ekonomike, por edhe mungesa e njё edukate tё shёndoshё familjare, po nxjerrin nё pah njё negativitet tё paprecedent nё vendin tonё.

Deri mё sot ishim mёsuar me krim brenda familjes pёr arsye gjakmarrjeje, hakmarrjeje, apo xhelozie ku viktima ishin gjithmonё tё tretёt ose bashkёshortёt. Por rastet e fundit tregojnё pёr perversitetin e shpirtit njerёzor duke dhunuar e madje deri duke vrarё prindёrit. Cdo gjё mund tё justifikohet, por vrasja e prindёrve duhet tё ndёshkohet maksimalisht dhe duhet tё konsiderohet shumё herё mё e rёndё sesa dhuna ndaj grave.

Ashtu sikurse ligjvёnёsi ka marrё masa pёr tё parandaluar dhunёn nё familje e sidomos atё ndaj grave, duhet rishikuar kodi penal pёrsa i takon dhunёs nё familje ndaj prindёrve dhe fёmijve, klauzola ligjore kёto qё aktualisht lёnё pёr tё dёshiruar dhe kanё plot mangёsi.

Leo Nika, 29 vjecari nga Xhafzotaj që vrau prindërit e tij me armë zjarri të enjten është shfaqur i penduar para grupit hetimor.

Ai ka rrëfyer edhe motivet e grindjes që përfundoi në tragjedi. Në gjendje të rënduar psikologjike, Leo Nika tha se debati me prindërit nisi për para.

I papunë dhe i pashpresë Nika tregoi se donte te kthehej në Itali dhe për këtë paratë ua kërkonte prindërve.

Por i ati, Aliu dhe e ëma ia kanë refuzuar ndihmën, pasi ai kishte provuar më parë, por pa sukses emigracionin. Nika ka deklaruar para hetuesve se nuk mban mend se si e ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar mbi prindërit.

Hetimet treguan se debatet në familjen Nika kanë qenë të vazhdueshme për shkak të pamundësisë së djalit për të siguruar të ardhura dhe mbajtur familjen. Leo Nika, 29 vjeç kurohej për probleme të shëndetit mendor që pas kthimit nga Italia.

Në shtëpinë e prindërve ai jetonte me gruan dhe vajzën. Nika u arrestua pas vrasjes së babait 70-vjeçar dhe nënës 66 vjeçe, në derën e shtëpisë së tyre në Xhafzotaj, vrasje të cilën ai e ka kryer teksa ishte në gjendje të dehur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne