Rreth 300 studentë në burg

Ministri i Arsimit i Palestinës, Sabri Saydam njoftoi se në burgjet izraelite ka 299 student, 30 mësues dhe staf shkollor.

Ministri palestinez i Arsimit, Sabri Saydam tha se rreth 300 studentë palestinez janë arrestuar në burgjet izraelite.

Në konferencën për shtyp të organizuar për shkeljet e Izraelit ndaj institucioneve arsimore në qytetin Ramallah të Bregut të pushtuar Perëndimor , Saydam u shpreh se në burgjet izraelite ka 299 student, 30 mësues dhe staf shkollor.

Saydam tha se forcat izraelite kanë vrarë 47 nxënës në Bregun Perëndimor, Gaza dhe Jerusalem vitin e kaluar, ndërsa kishin plagosur 3 mijë e 191 të tjerë, dhe shtoi se 87 shkolla në Bregun Perëndimor dhe 10 shkolla në Gaza ishin cak i sulmeve izraelite.

-Thirrje ndaj bashkësisë ndërkombëtare

Saydam u shpreh se Izraeli kishte bërë paralajmërime të tilla si shkatërrim, ndalim të ndërtimit, dhe shtoi se i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të marrë hapa vendimtarë për t’i dhënë fund këtyre shkeljeve të Izraelit ndaj jetës arsimore si dhe për lirimin e të burgosurve.

Saydam gjithashtu kërkoi të bëhet presion mbi Izraelin për të lëshuar licenca për ndërtimin e një shkolle në “rajonin C” të Bregut Perëndimor.

Në kuadër të “Marrëveshjes së dytë të Oslos”, të nënshkruar ndërmjetPalestinës dhe qeverisë së Izraelit në vitin1995, Bregu Perëndimor ishte ndarë në rajonin A, B dhe C.

Udhëheqja administrative dhe siguria e rajonit A që përfshin 18%, i ishte lënë Palestinës, udhëheqja administrative e rajonit B, që përfshin 21% i ishte lënë Palestinës, ndërsa siguria e këtij rajoni Izraelit, ndërsa udhëheqja administrative dhe siguria e rajonit C që përfshin 61%, i ishte lënë Izraelit.

Qeveria izraelite nuk i lejon palestinezët të kryejnë ndërtime të reja apo zgjerime në rajonin C, me arsyetimin se ky rajon është nën kontrollin e tij.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne