Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi, opozita shpërthen në ‘protestë’

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit nga detyra e kryetarit të Kuvendit.

Me 79 vota kundër dhe 10 pro, PS ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës.

Ndërkohë, pasi Peleshi mbylli fjalimin e tij, kolegët e tij socialistë, e përshëndetën me duartrokitje.

Sakaq, opozita shpërtheu në protestë. Kjo e fundit pretendoi dhe më pas u vu në lëvizje të hartimit të një kërkese për shkarkimin e Peleshit. Sipas opozitës, Peleshi ka shkelur rregulloren./bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne