Rritet mbështetja për partinë ekstremit të djathtë AfD në Gjermani

Mbështetja e brendshme për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) vazhdon të rritet, zbuloi një sondazh të shtunën, transmeton Anadolu.

Mbështetja për AfD-në ka arritur në 22 për qind, sipas sondazhit të opinionit publik nga INSA, i kryer për të përditshmen Bild.

Sondazhi gjithashtu tregoi se Partia Socialdemokrate ka 18 për qind mbështetje, ndërsa Të Gjelbërit 14 për qind dhe Partia Demokratike e Lirë 7 për qind. Mbështetja për Partinë e Majtë opozitare qëndron në 5 për qind.

Duke folur për Bild për ngritjen e AfD-së, drejtori i INSA-s Hermann Binkert tha se ka një hendek prej 4 për qind midis partisë së ekstremit të djathtë dhe Unionit Kristian Demokrat.

“Hendeku nuk ka qenë kurrë kaq i vogël”, shtoi ai.

Ndërkohë, duke folur për gazetën RND-në, Shimon Stein, ish-ambasador izraelit në Berlin, ka shprehur zhgënjimin për trendin në rritje të partisë së ekstremit të djathtë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne