Rritet në 44.235 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 44.235 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës. Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau informacionet e fundit lidhur me viktimat në gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 416 ditësh në Rripin e Gazës.

Në dy masakra të ndryshme që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 24 palestinezë ndërsa 71 të tjerë janë plagosur. Sipas kësaj, në 15 ditët e fundit, 523 persona kanë humbur jetën dhe 1.709 të tjerë janë plagosur në sulmet e ushtrisë izraelite kundër Gazës.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 44.235 ndërsa i të plagosurve në 104.638. Nën rrënoja ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress