Rritet numri i viktimave në Gaza në 53,655

Të paktën 82 palestinezë janë vrarë dhe 262 janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Numri i përgjithshëm i të vrarëve që nga fillimi i luftës ka arritur në 53,655, ndërsa të plagosurit janë 121,950.

Që nga 18 marsi, kur Izraeli theu armëpushimin që kishte zgjatur gati dy muaj, janë vrarë të paktën 3,509 persona dhe janë plagosur 9,909 të tjerë. /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne