Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, ja sa persona janë të infektuar

Një tjetër shtetas grek ka ndërruar jetë duke e çuar numrin e viktimave në tetë.

Viktima e fundit është një 80-vjeçar, i cili ishte shtruar në spitalin e Pamakaristos, në Athinë, shkruan Zougla.gr.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi, Sotiris Tsiodras në një konferencë për mediat njoftoi se numri i të infektuarve në Greqi ka arritur në 464.

Nga këto, 72 janë me origjinë të papërcaktuar, 78 pacientë janë shtruar në spital dhe 16 prej tyre janë intubuar./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne