Rritje prej 11,6% nga 2024, INSTAT: Paga mesatare në 3-mujorin e parë, 82 mijë lekë

Paga mesatare bruto mujore gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), arriti 82 210 lekë, duke shënuar një rritje prej 11,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Por në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2024, paga mesatare mujore ra me 1,43%. Për kë periudhë paga mesatare mujore ishte 83 401 lekë.

Sektorët ekonomikë me pagat më të larta mbetën aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si dhe informacioni dhe komunikacioni, të cilat tradicionalisht qëndrojnë mbi mesataren kombëtare për shkak të kërkesës për aftësi të specializuara dhe ndikimit të teknologjisë. Sakaq, sektorët që përjetuan rritjen më të madhe të pagave ishin administrata publike, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet sociale, me një rritje prej 16,7%, duke reflektuar politikat e reja të rritjes së pagave.

Në kontrast, industria pati rritjen më të vogël të pagës, me 5,2%. Në aspektin profesional, pozicionet që kryesojnë renditjen për paga më të larta përfshijnë menaxherët, ligjvënësit dhe drejtorët ekzekutivë, si dhe specialistët me arsim të lartë, të cilët mbeten ndër profesionet më të kërkuara në treg.

Rritje prej 11,6% nga 2024, INSTAT: Paga mesatare në 3-mujorin e parë,

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne