Ruçi e tepron duke i ndërprerë fjalën Berishës, ja pasoja

“Partia Demokratia paralajmëron se do kushtëzojë marrëdhëniet me Kuvendin, nëse kryeparlamentari do vijojë t’i drejtojë seancat siç ka bërë deri tani, duke i ndërprerë fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha”. Kështu ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, gjatë një interviste në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Sipas Spahos, Ruçi arriti kulmin duke i ndërprerë fjalën Berishës.

“Unë nuk po diskutoj fare minutazhin për zotin Berisha, por që të ndëpresin fjalën kur ai tha me lejonin të mbaroj vetëm mendimin, kjo është e papranueshme”, tha Spaho. Ai shtoi se nëse “është për zbatimin e rregullores Ruçi duhet të kishte kurajën t’i ndërpriste fjalën edhe kryeministrit Rama që në shumë raste ndërron temën e diskutimit”. “Rasti më i fundit ishte seancën që kaloi kur po diskutohej për tjetër çështje dhe kryeministri paraqiste strukturën e institucioneve të qeverisë. Atëherë përse zoti Ruçi nuk ia ndërpreu fjalën?” pyeti Spaho.

Numri një i grupit parlamentar të opozitë dha edhe një rast tjetër të shkeljes së rregullores nga ana e Ruçit dhe funksionimit sipas të tij me dy standarde. Sipas Spahos kjo ka ndodhur edhe në rastin kur kryetari i grupit të PS Taulant Balla mungonte në sallë dhe në vend të tij në vend që të vijonin fjalimet sipas radhës me deputetë të PD, Ruçi ua dha fjalën deputetët e PS. “Pra nëse Ruçi premto dhe justifikon zbatimin e rregullores ai duhet ta bëjë si për opozitën dhe si për pozitën”, tha Spaho.

Nisur nga kjo Spaho deklaroi se shumë shpejt grupi do të hartojë një strategji lidhur me këtë mënyrë se si Ruçi po e drejton kuvendin. “Nuk është çudi që ne të ndërmarrim të gjitha nismat që na mundëson rregullorja e Kuvendi që shkojnë deri në bojkot të Kuvendit”, tha ai. Spaho bëri një analizë të situatës politike në të cilën i mëshoi shumë strategjisë së PD për të bërë një opozitë të fortë në parlament në katër vite. Sipas Spahos, dy janë shtyllat kryesore të veprimtarisë së PD në këto momente analiza për humbjen e zgjedhjeve dhe reforma zgjedhore që do ti japë fund shitblerjes së votës dhe abuzimeve. Spaho bëri publikë idenë e tij të hedhur që në zgjedhjet e vitit 2021 parlamenti të bëhet me 100 deputetë, zgjedhjet të zhvillohen sipas sistemit mazhoritar proporcional, votimi dhe numërimi të jetë elektronik dhe votimi të bëhet I detyrueshëm. Por gjithsesi këto janë do të diskohen për të shkuar më pas në një ligj të veçantë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne