Ruhani: Statistikat e përballjes me virusin Korona në Iran janë optimiste

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke vlerësuar punën e pandalshme të personelit të të gjitha spitaleve në përballjen me virusin Korona, ka deklaruar se statistikat dhe shifrat e përballjes me epideminë Korona në Iran janë optimiste.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e hënë në mbledhjen e shtabit kombëtar për administrimin e krisës së shkaktuar si pasojë e virusit Korona në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryetarët e provincave me anë të videokonferencës, ka theksuar se për të ngadhënjyer ndaj virusit të rrezikshëm Korona, ka filluar një mobilizim i përgjithshëm dhe një përpjekje kolektive që po vazhdon pandërprerë, ndërsa shtoi: “Sipas statistikave të publikuara, Iran ka kaluarën pikën e kulmit të përhapjes së virusit Korona”.

Ruhani gjithashtu duke falënderuar liderin suprem të Revolucionit Islamik për lëshimin e dekretit për mobilizimin e bazës shëndetësore dhe mjekësore të forcave të armatosura të Iranit, tha: “Ky dekret për mobilizimin e forcave të armatosura, i ka dhënë një ndihmë shumë të madhe vendit dhe popullit të Iranit”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar nevojën për respektimin e udhëzimeve dhe protokolleve shëndetësore dhe higjienike, deklaroi: “Ministria e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë së Iranit në dalje të rrugëve të cilat do të deklarohen, do të kontrollojnë qytetarët nga aspekti shëndetësor sidomos do të kontrollojnë shkallën e temperaturës. Qytetarët dhe autoritetet e Iranit me bashkëpunim të afërt do ta mposhtin virusin Korona”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne