Rusia : DAESH-i është trajnuar nga amerikanët

Shefi i Shtatmadhorisë së Rusisë, Valeriy Gerasimov, ka pretenduar se pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH janë trajnuar në bazën amerikane El Tanf në Siri.

Këto komente Gerasimov i ka bërë në një intervistë për gazetën ruse “Komsomolskaya Pravda”, duke pohuar se në monitorimet ndaj bazës amerikane El Tanf, në bazë kanë qenë të pranishëm pjesëtarë të organizatës, të cilët janë trajnuar aty.

Ai tha se baza në fjalë, e cila gjendet në jug të Sirisë, në kufirin me Jordaninë dhe Irakun, “është rrethuar nga ana e ushtrisë siriane”.

Po ashtu, Gerasimov ka pohuar se pjesëtarë të DEASH-it janë trajnuar edhe në bazën në Shaddadi, që gjendet në verilindje të Sirisë.

“Ky është rajon që kontrollohet nga kurdët dhe aty ka edhe një bazë amerikane. Për më tepër, afër 800 pjesëtarë të DEASH-it kanë ardhur në këtë kamp nga lindja e Eufratit”, theksoi shefi i ushtrisë ruse.

Gerasimov shtoi se pjesëtarët e DEASH-it janë trajnuar në këto baza amerikane duke u prezantuar si “Ushtria e Lirë Siriane”.

“SHBA-të përpiqen ta destabilizojnë vendin duke i trajnuar pjesëtarët e DEASH-it. Më duket sikurse koalicioni asnjëherë nuk ka pasur synim të eliminojë DEASH-in”, tha Gerasimov. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne