Shoigu tha sot se presidenti, Vladimir Putin, e ka “miratuar strukturën e personelit në dy baza kryesore” gjatë javës së kaluar dhe Rusia “ka filluar formimin e pranisë së grupit të vazhdueshëm të forcave atje”.
Njëherësh, Këshilli i Federatës Ruse sot e ka miratuar ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Moskës dhe qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për forcat e Rusisë në bazën detare në Tartus.
Kjo marrëveshje është nënshkruar më 16 dhjetor në Damask.