Rusia reagon ndaj inspektimit të qendrave të saj diplomatike në Amerikë

Rusia përsëri dënoi agresionin e autoriteteve të Amerikës ndaj qendrave diplomatike ruse në Amerikë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ditën e enjte me anë të një deklarate, theksoi se Amerika duke marrë nën kontroll objektet diplomatike të Rusisë në San Francisko, në mënyrë të hapur ka shkelur ligjet ndërkombëtare. Në këtë deklaratë thuhet se Amerika kësaj radhe me anë të një veprimi të paligjshëm duke thyer dyert e qendrave diplomatike të Rusisë, ka kryer inspektime brenda këtyre objekteve. Moska në këtë deklaratë, tha se inspektimi i këtyre objekteve është në kundërshtim me imunitetin diplomatik të objekteve edhe të konsullatave dhe theksoi se në lidhje me këtë çështje nuk ka patur një marrëveshje me Uashingtonin. Qeveria e Amerikës gjithashtu ka konfirmuar inspektimin e qendrave dhe objekteve diplomatike të Rusisë në territorin e SHBA-ve. Departamenti Amerikan i Shtetit pretendon se inspektimi i objekteve diplomatike të Rusisë pas pushimit të këtyre qendrave, nuk është veprim kundër ligjor./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne