Rusia vendos të krijojë raketa të reja lundruese me diapazon deri në 1.000 kilometra

Korporata e Sistemeve të Raketave Taktike të Rusisë do të përfundojë zhvillimin e një linje të re të raketave të lundrimit me rreze prej 100 deri në 1,000 kilometra deri në vitin 2020, tha të enjten Boris Obnosov, drejtori i përgjithshëm i korporatës.

Korporata e Sistemeve të Raketave Taktike është prodhuesi kryesor rus i sistemeve të raketave me saktësi të lartë të të gjitha llojeve për programe të ndryshme nisjeje, dhe përfshin mbi 30 ndërmarrje anembanë vendit.

“Ne jemi duke punuar në krijimin e raketave të reja subsonike të lundrimit. Ne kemi një linjë të re të raketave me rreze prej 100, 200, 400 dhe 1.000 kilometrash, dhe mendoj se do të përfundojmë me këtë linjë deri në vitin 2020”, tha Obnosovi në shfaqjen ajrore MAKS-2017.

Sipas doktrinës ruse të sapokrijuar mbi aktivitetet detare deri në vitin 2030, raketat me shpejtësi e me saktësi të lartë do të bëhen armët kryesore për flotën ruse deri në vitin 2025.

Një nga raketat më të njohura të lundrimit rus, Kalibr, u përdor për herë të parë në luftime nga Flotilja Ruse e Kaspikut kundër objektivave të Daeshit në Siri në nëntor 2015.

Raketat Kalibr janë lëshuar në mënyrë të përsëritur nga anijet e Rusisë Buyan-M dhe nëndetëset e klasës Varshavyanka kundër objektivave të Daeshit në Siri. Meqenëse raketa Kalibr ka një distancë operative deri në 2,500 km, nisjet janë kryer nga Deti Kaspik dhe Deti Mesdhe.

Ekspozita e 13-të Ndërkombëtare e Aviacionit dhe Hapësirës MAKS-2017 filloi të martën dhe do të zgjasë deri të dielën. / Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne