Rusia: Veprimet izraelite në Gaza shkaktojnë një “shqetësim serioz”

Ambasadori rus në Tel Aviv, Anatoly Viktorov, ka shprehur shqetësim të madh për veprimet izraelite në Gaza dhe viktimat civile, duke kritikuar politikat e SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe duke paralajmëruar se konflikti mund të prekë vendet e tjera në rajon.
Për kanalin televiziv shtetëror rus ‘Rossiya 24’, ambasadori rus tha se veprimet ushtarake në Rripin e Gazës kanë shkaktuar “shqetësim serioz”.

Viktorov kritikoi sulmin ushtarak të Izraelit ndaj selisë apo pikave të kontrollit të Hamasit dhe veprimet shumë të ashpra” që shpërfillin viktimat civile.

“Ato (forcat izraelite) veprojnë shumë ashpër (ndaj popullit të Gazës), pavarësisht nga viktimat civile. Veprime të tilla, natyrisht, ngrenë shqetësime serioze si për ne ashtu edhe për shumicën e vendeve të botës”, tha ai.

Ambasadori rus kërkoi nga Izraelit që përgjigjen e tij ta bëjë në “proporcion”, sepse “asgjë nuk mund të justifikojë viktimat civile”. Ai gjithashtu paralajmëroi se konflikti mund të prekë vendet e tjera në rajon.

Viktorov kritikoi politikën e SHBA-së në Lindjen e Mesme, duke theksuar se përpjekjet për të “uzurpuar” procesin e zgjidhjes midis Izraelit dhe Palestinës janë fajtorë për krizën aktuale.

“Dhe tani në vend që të njohë gabimet e tij, për t’u bashkuar me përpjekjet kolektive në rajon, (SHBA-ja) vazhdon veprimet e njëanshme dhe e shtyn Izraelin në disa masa të ashpra, të cilat nuk duhet të merren në kushtet aktuale”, tha ai.

Lidhur me evakuimin e qytetarëve rusë nga Rripi i Gazës, ai tha se është ende në vazhdim, me grupin e katërt prej rreth 100 personash që pritet të largohen nga enklava përmes pikës kufitare Rafah sonte më vonë.

Ai theksoi se Rusia në ditët në vijim planifikon të përfundojë evakuimin e të gjithë rusëve, si dhe rreth 200 qytetarëve palestinezë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Viktorov theksoi se Moska mbron lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve, por qytetarët rusë janë një “prioritet” në këtë çështje.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga një ofensivë ndërkufitare nga grupi palestinez i rezistencës Hamas më 7 tetor.

Të paktën 11.320 palestinezë janë vrarë, përfshirë afër 7.800 gra dhe fëmijë, si dhe mbi 29.200 të tjerë janë plagosur.

Mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në ofensivën izraelite.

Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është 1.200./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne