Ministrja palestineze e Shëndetësisë: Izraeli mund të kryejë masakër në spitalin Al-Shifa

Ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai al-Kaila paralajmëroi se ushtria izraelite mund të kryejë masakër në spitalin Al-Shifa në Gaza të cilin e ka bastisur. Në një deklaratë me shkrim, Al-Kaila vuri në dukje se Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar janë përgjegjës për jetën e pacientëve, të personelit shëndetësor dhe të strehuarve në spitalin Al-Shifa.

Ministrja Al-Kaila deklaroi se heshtja dhe veprimet e ndrojtura të disa vendeve, e kanë inkurajuar Izraelin që të kryejë bastisje ndaj kompleksit shëndetësor në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

 “Bastisja e spitalit Al-Shifa nga ushtria izraelite është krim kundër njerëzimit”

Duke paralajmëruar kundër kryerjes së një masakre nga Izraeli në spital, Al-Kaila tha se “Bastisja e spitalit Al-Shifa nga ushtria pushtuese është krim kundër njerëzimit”. Ajo tërhoqi vëmendjen se nuk dihet fati i mijëra pacientëve, të plagosurve, personelit mjekësor dhe civilëve të zhvendosur në spitalin Al-Shifa. “Izraeli i cili më parë ka shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e më shumë se 700 personave duke shënjestruar ambulancat, personelin shëndetësor dhe spitalet, po kryen një krim të ri kundër njerëzimit”, tha Al-Kaila.

Sot në mëngjes ushtria izraelite bastisi spitalin Al-Shifa, kompleksin më të madh shëndetësor në rajon në të cilin ndodhen mijëra pacientë dhe civilë të zhvendosur në Gaza./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne