Human Rights Watch bëjnë thirrje: Hetoni Izraelin për “krime lufte”

Sulmet e Izraelit ndaj spitaleve, ambulancave dhe personelit mjekësor në Gaza duhet të “hetohen si krime lufte”, tha Human Rights Watch (HRW), duke i kërkuar qeverisë në Jerusalemin Perëndimor që t’i japë fund sulmeve të tilla menjëherë.

Sipas HRW sulmet e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) janë “me sa duket të paligjshme” dhe po “shkatërrojnë” sistemin e kujdesit shëndetësor në Gaza,. Edhe pse Izraeli akuzoi Hamasin për “përdorim cinik të spitaleve”, në fillim të këtij muaji, “asnjë provë e paraqitur nuk do të justifikonte sulmet e spitaleve dhe ambulancave nga statusi i tyre i mbrojtur sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, shtoi grupi.

“Sulmet në spitale kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë vënë shumë pacientë në rrezik të madh, sepse ata nuk janë në gjendje të marrin kujdesin e duhur mjekësor,” tha Dr. A. Kayum Ahmed, këshilltari special i HRW për të drejtën për shëndetin, duke vënë në dukje se Gaza infrastruktura e kujdesit shëndetësor ishte “tashmë e goditur rëndë nga një bllokadë e paligjshme”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të paktën 521 njerëz përfshirë 16 punonjës mjekësorë janë vrarë në 137 “sulme ndaj kujdesit shëndetësor” në Gaza që nga 12 nëntori. OKB-ja ka vendosur se dy të tretat e objekteve të kujdesit parësor dhe gjysma e të gjithë spitaleve në enklava “nuk funksiononin” që nga 10 nëntori, ndërkohë që kishin të bënin me “një numër të paprecedentë të pacientëve të plagosur rëndë”.

Numri total i të vdekurve palestinezë është rritur në 11,000 që nga 7 tetori, kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit si pasojë e sulmit vdekjeprurës të grupit palestinez pranë vendbanimeve izraelite ku vranë rreth 1,200 njerëz. Izraeli ka ndërprerë furnizimin e Gazës me ujë dhe energji elektrike. Spitaleve lokale po u mbarojnë ilaçet dhe pajisjet bazë, mjekët tonë se po përdorin uthull si një antiseptik.

“Qeveria izraelite duhet t’i japë fund menjëherë sulmeve të paligjshme ndaj spitaleve, ambulancave dhe objekteve të tjera civile, si dhe bllokadës së saj totale të Rripit të Gazës, që përbën krim lufte të dënimit kolektiv,” tha HRW. Grupet e armatosura palestineze “të marrin të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur civilët nën kontrollin e tyre nga efektet e sulmeve.

Grupi kërkoi një hetim mbi sulmet e IDF-së në infrastrukturën e kujdesit shëndetësor në Gaza dhe Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC) e cila ka përgjegjësi mbi territoret e pushtuara palestineze të përfshihet. Ndërkohë, SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania dhe vende të tjera duhet të “pezullojnë ndihmën ushtarake dhe shitjet e armëve” për Izraelin “për sa kohë që forcat e izraelite vazhdojnë të kryejnë abuzime serioze që arrijnë në krime lufte kundër civilëve palestinezë pa u ndëshkuar”, tha HRW./RT/gazetaimpakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne