Rend i Ri Botëror

Nga Dr. Muhamed KAJOLLI

Nëse Hitlerit askush s’guxoi t’i thotë se nuk kishte zë hyjnor në brendinë e tij, shokët e ngushtë të Natanjahut do të duhej të guxonin. Ai duhet ndaluar, duke ia bërë të qartë se fraza e cituar nga ai nuk paravlen për kohën e tij. Ai verse fliste për Joshuan. Nëse kjo do të ndodhë shpesoj në paqe, në të kundërtën lufta në Gaza do të vazhdojë.  Fatkeqësisht, klane të errëta duan t’i ringjallin idetë biblike që me to t’i ikin drejtësisë ndërkombëtare dhe t’i “përmbyllin profetizimet”, ndonëse Gog-Magogët ose po anashkalohen prej tyre për shkak të Luftës që hapi Rezistenca e Palestinës ose Gog-Magogët janë dorëzuar pa luftuar fare dhe Perëndimi do të mbarojë punë me muslimanët.

Mënyra e jetës së njeriut krejtësisht ka ndryshuar. Tani po sfidohet sundimi treqind vjeçar i racës së bardhë. Për t’i realizuar politikat e tyre hegjemone, raca e bardhë ka mashtruar dhe masakruar deri në zhdukje popuj të tërë nëpër glob. Holandezët, anglezët, francezët, spanjollët, portugezët, italianët dhe më në fund edhe gjermanët mendonin se botën duhet ta sundojnë të bardhët. Kjo politikë pa pengesa vazhdoi derisa në skenë doli Martin Luteri i Riu dhe Malkom X në SHBA në gjysëm e shekullin të XX. 

Gjatë këtyre tri shekujve, mbi 85% e popujve autoktonë në Amerkën Veriore dhe Jugore janë asgjësuar. Thuajse të njëjtin fat e kanë pasur Afrika, Azia Jugore dhe Lindore. Gjithmonë, kinse në emër të drejtave dhe lirive të popujve dhe në emër të ndihmave humanitare, kolonizuan tokat në dëm të popujve vendorë. Instaluan spitale, qendra “edukimi zhvillimi”, hapën ndërmarje tregtare, nuk u përjashtuan as kishat e as ushtria. 

Ligjet demokratike vlejnë vetëm brenda kufijve të racës së bardhë, por jo për të tjerët. Kjo racë vepron me dy standarte, për këtë botë përdorën parimet e Makiavelit, ndërsa për botën tjetër, “krishterimin”. Ligjeve demokratike ua lëshuan perden sa për t’i mashtruar miopët dhe lakmitarët. P.sh. belgët në Kongo qëndruan nga viti 1885-1960. Për vetëm 23 vjetët e parë përgjysmuan popullsinë e Kongos nga 20 milion në 10 milion. Që atëherë deri sot nuk kanë kërkuar falje. Kjo panoramë paraqitet te të gjitha shtetet koloniale.

Kur u vendos Anglia në Indi 1858, bruto prodhimi në nivel botëror i Indisë ishte 25%, mirëpo, kur u largua në vitin 1949, buxheti i Indisë në nivel botëror ishte 0.1 % . Që atëherë e deri sot nuk kanë kërkuar falje. Kështu ndodhi edhe me italianët dhe kolonët tjerë evropian. Asnjë shtet nuk kërkoi falje përveç gjermanëve. Tanzania dhe Namibia ishin nën sundimin gjerman, të pakten krejt në fund para disa javësh, gjermanët kërkuan falje për gjenocidin që ua kishin shkaktuar baballarët e tyre. Për shenjë pendese u ofruan 1 miliard euro.  

Nëse përgjithësisht jeta njerëzore ka ndryshuar, gjithsesi, mbrojtja dhe siguria e popujve ka ndryshuar. Raca e bardhë në thelb ende mendon se ka të drejtë të qeverisë botën. Pas dy shekujve sistemi kolonial u zëvendësua me sistemin neokolonial, pastaj modernizmi me postmodernizmin. Të gjitha këto janë vetëm emra, përderisa thelbi dhe qëllimi mbeti i njejtë. Përkundër ftesës për ndryshim, raca e bardhë këmbëngul se bota i përket atyre, në të kundërtën do ta shkatërrojnë atë. Këta nuk heqin dorë nga luksi dhe nga ideja se janë “të zgjedhurit e perëndisë”. 

Kush mund ta sfidojë Perëndimin, kur deri tani skajshmërish janë të të fuqishmit në botë. Prej të gjitha kolonive sa kishin nëpër botë, vetëm kinezët dolën më të shkathët, duruan. Urtësia dhe puna i bënë fuqi botërore në ekonomi, dhe kjo po iu shpaguhet. Këta do të duronin edhe më, nëse do t’ua lejonte Perëndimi këtë luks për t’u bërë edhe forca më e madhe ushtarake në botë. Largpamësia e tyre politike është duke i futë në luftë të madhe rajonale, muslimanët me perëndimin.

A janë palestinezët viktima e parë?

Palestinezët, nuk e filluan luftën për këto ndryshime të mëdha globale. Kur këta mësuan nga Natanjahu se pas disa muajve, gjysmë ëndrra e izraelit do të realizohet në kurriz të tyre, nuk patën pse të duronin më shumë. Kapërcyen murin e “pakalueshëm” të izraelit dhe me të bënë që e gjithë bota të dëgjojë zërin e tyre. Gjithmonë me shpresë se bota arabe do të solidarizohej dhe do të gjendjej një zgjidhje që të mos shuhet emri Palestinë. Kërkesat e tyre janë të thjeshta. Kërkojnë lirimin e të burgosurve, këkojnë të largohen kolonët e vendosur përtej kufirit të vitit 1967. Pastaj t’iu njihet shtetësia nga Izraeli si dhe, Kudsi Lindor të jetë Kryeqateti tyre. Të gjitha këto katër kërkesa kanë aprovim me shumicë dërmuese në Ansamblenë e OKB. Rezoluta e fundit për ndaljen e luftës dhe zbatimin e rezolutave të tjera, pro Palestinës votuan 120 shtete, abstenuan 45 dhe vetëm 14 ishin kundër.

Mirëpo, heshtja e shteteve me sfond Islam në njerën anë dhe ngritja e zërit të qytetarëve anekënd botës është një tregues i qartë se lufta e palestinezëve është duke u shfrytëzuar nga rezistenca globale kundër Perëndimit! Kjo lëvizje nuk do t’i shpëtonte Perëndimit. Prandaj u zotua se do të qëndrojë përkrah Izraelit në të gjitha rrethanat. Pra, për Perëndimin Izraeli është fortifikata paralajmëruese për fatin e tij. Pa hezituar, SHBA dërgoi dy anije aeroplan mbajtëse të shoqëruara me nëndetëse bërthamore. Ndërsa Britania dërgoi elitat e saj ushtarake. Pse i gjithë ky arsenal ushtarak këtu? A mund të mendohet se bëhet fjalë për një Gaza të vogël ose për një Hizbullah!? Pa vonuar, Kina dërgoi gjashtë luftanije afër aeroplanbajtëve të SHBA për të vëzhguar situatën. Tani, në detin Mesdhe janë grumbulluar destroerët rus, turk, grekë e evropianë dhe egjiptian. Pra, drutë u vendosën, pritet se, kush i pari do ta ndez shkrepësen.    

A do të bëhet Palestina shkaktare e mposhtjes së lidershipit botërorë? Nëse po, atëherë sundimi i të bardhëve do të merr fund. Nëse jo, atëherë Rendi i Ri Botëror do të sendërtohet nga dy çifte fuqi plus një e vetme. Njëri çift do të jetë SHBA+Britania dhe çifti tjetër Kinë+Rusi. Turqia duke qenë se është në një pozitë shumë të mirë gjeostrategjike, ajo dëshiron ta luajë rolin e neutralitetit duke kërkuar nga këto dy çifte pjesën e tortës për botën Islame. Prandaj, Presidenti Erdogan tha se “pasuria e botës nuk i takon vetëm pesë shteteve me të drejtë veto në OKB”. 

A mund të shmanget Lufa Tretë Botërore

Nuk mund të them se emri Palestinë definitivisht do të zëvendësohet me Izrael. Përulja në Riad e OBI-së, besoj se ishte një taktikë sa të përfitohet në kohë, sepse tani, në këto rrethana, shtetin e Palestinës mund ta realizojnë me një kërcënim të thjeshtë. Mjafton që Perëndimit t’ia ndalojnë rubinetat e naftes e të gazit. Në të kundërtën do të konsiderohej tradhëti. Personalisht nuk ndiej erë tradhëtie, mirëpo, duke e parë seriozitetin e Perëndimit, shtetet me sfond islam sikur duan që Luftën e Tretë Botërore ta zhvendosin diku tjetër, qoftë duke e sakrifikuar përkohësisht Gazën.

Gjerat po ndryshojnë, deklarata e Netanjahut e 25 tetorit më bëri të besoj se Hitleri është rikthyer. Hitleri besonte se udhëhiqet nga një zë i brendshëm dhe thoshte se ecën me saktësinë dhe sigurinë e një somnambuli. Kështu Netanjahu tha: po zbatoj urdhrin e Perëndisë për shfarosjen e palestinezëve në Gazë dhe citoi frazen në Bibël nga Ligji i Perëndisë, 25/17.

Profetizimet “biblike” të perëndimorëve theksojnë se Lufta e Madhe do të fillojë me rusët (lufta në Ukrainë), për të vazhduar më pas me Gog-Magogët (kinezët) dhe, përfundimi është në botën muslimane, në Armagedon. Këta vazdojnë të besojnë se dalja e Mesias (shpëtimtarit) është afër, prandaj duhet t’i pastrojnë mëkatarët e kësaj bote, që të mund të ngelin vetëm besimtarët e rregjistruar në Denver të Kolorados. 

Se këto parashike biblike janë të rrejshme nuk e vë dyshimin, mirëpo, krishtrët e Denverit iu besojnë. Propaganda e madhe bëri që me këta të përfshihen disa eskatologë muslimanë të cilët “vërtetojnë” këto parashikime. Sipas këtyre edhe këta qenkan duke e “pritur” daljen e shpejtë të Mehdiut (shpëtimtarin e versionit Islam). Mirëpo, Islami vërtetë nuk bazohet në parashikime. Të ardhmen (qoftë edhe të një dite) e di vetëm Krijuesi, askujt tjetër. Të gjitha të tjerat janë plane dhe supozime njerëzore. 

Nëse Hitlerit askush s’guxoi t’i thotë se nuk kishte kurrfarë zëri hyjnor në brendinë e tij, shokët e ngushtë të Natanjahut do të duhej të guxonin. Ai duhet ndaluar, duke ia bërë të qartë se fraza e cituar nga ai nuk paravlen për kohën e tij. Ai verset fliste për Joshuan. Nëse kjo do të ndodhë shpesoj në paqe, në të kundërtën lufta në Gaza do të vazhdojë.  Fatkeqësisht, klane të errëta duan t’i ringjallin idetë biblike që me to t’i ikin drejtësisë ndërkombëtare dhe t’i “përmbyllin profetizimet”, ndonëse Gog-Magogët ose po anashkalohen prej tyre për shkak të Luftës që hapi Rezistenca e Palestinës ose Gog-Magogët janë dorëzuar pa luftuar fare dhe Perëndimi do të mbarojë punë me muslimanët. /Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne