Saimir Tahiri përjashtohet nga Partia Socialiste, do jetë deputet i lirë

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, ku ka refuzuar dhënien e autorizimit për arrestimin e Sajmir Tahirit, kryeministri Rama ka marrë gjithsesi një vendim të papritur.

Ai ka lajmëruar përjashtimin nga Grupi Parlamentar socialist të deputetit që akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge.

“Saimiri Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe deputet i lirë, për të bërë betejën e tij të lirë jashtë forumit të partisë dhe jashtë grupit parlamentar të PS-së”, deklaroi Rama në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar ku u vendos për qëndrimin që do të mbajnë seancën e së mërkurës ku do të votohet kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit.

Vetëm dy ditë përpara seancës në Kuvend, ku deputetët do të votojnë pro apo kundër kërkesës së Prokurorisë për Krimet e Rënda për arrestimin e deputetit Tahiri, kryeministri bëri të qartë qëndrimin e socialistëve.

“E papranueshme sepse është arbitrare, këtë bindje e mbështesim pa asnjë rezervë dhe kërkesën për arrest e refuzojmë unanimisht. Ndërkohë që për t’i dhënë prokurorëve të gjitha mundësitë e mundshme për kryerjen e një hetimi serioz, të thellë dhe shterues, përfaqësia jonë në raportin e vet ka nënvizuar pranimin e kërkesës së prokurorisë për: dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin për qëndrimin në një vend të caktuar, garancinë pasurore, kontrollin personal dhe të banesës së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Saimir Tahiri”, deklaroi Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne