Non-grata i amerikaneve, Sali Berisha ka pershendetur ne profilin e tij ne Facebook vrasjen e udheheqesit suprem te Iranit, Ali Khameneit. Ky eshte postimi i Berishes:
Deklarata e plotë:
Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë!
Lajmet tashmë nga shumë burime konfirmojnë vrasjen e diktatorit mizor të Teheranit, Ayatollah Khamenei nga bombardimi i bunkerit të tij nga aviacioni Amerikano-Izraelit. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për kombin iranian, por për mbarë njerëzit e lirë në mbarë botën.
Urojmë që pas vrasjes së tij dhe eliminimit të dhjetëra zyrtarëve të tjerë të regjimit teokratik të Ayatollahëve, populli iraninan të fitojë lirinë e mohuar për dekada nga ky regjim.
Berishes i eshte bashkuar edhe ekstremisti katolik Tritan Shehu i cili ka shkruar:
Tritan Shehu
Te qendrojme fort ne krah te ShBA dhe te Presidentit Trump!
Edhe sot me fillimin e luftimeve kunder rregjimit kriminal te ajatullaheve ne Iran.
Vetem keshtu qendrojme ne krah te vlerave, lirive, demokracise, paqes.
Vetem keshtu mund te shkaterrohet nje rregjim gjakatar, shtypes, burim terrorizmi, luftrash e konfliktesh.
Qe nuk pranon dialogun e bazat e demokracise.
Vetem keshtu konfirmohet e sigurohet jo vetem liria e popullit iranian, me aq tradita, kulture e histori.
Jo vetem paqja e stabilitetit i Rajonit, i atyre popujve aty te perdorur si “mish per top” nga rregjimi i ajatullaheve….
Egzistenca e Izraelit demokratik…
Por dhe e njerezimit mbare nga nje kercenim i vazhdueshem e i pa parashikueshem.
Ne nje menyre apo tjeter rregjimet duhet te perballen.…
Mbas Venezueles, nje mesim e veprim tjeter historik ky
Berisha ka qene ne poziten e Khameneit nga amerikanet ne vitin 1997. Ishte Irani ai qe shpetoi Berishen ne ate kohe marre Bashkim Gazideden dhe strehuar ne Siri.

















